Prishtina dhe Llamkos Kosova dje luajtën pa gola në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 16-të, e fundit e stinorit vjeshtor.

“Patëm vështirësi pasi që kundërshtari u mbyll, edhe pse kontrolluam lojën e hapësirën duke pasur edhe disa raste”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtar të klubit prishtinas.


“Rezultati ka mundur të ndryshoj në minutat e fundit, por prapë në fund mendoj që ka qenë real, sepse përball kishim një ekip dukshëm me përvojë deri sa ne patëm shumë ndryshime në mes të ekipit dhe vërtet patëm vështirësi të afrohemi të porta me gjithë dy-tre tentimet e fundit me shumë imagjinatë, por intervenoi portieri”, tha ai.

Ndërkohë, edhe homologu i vushtrriasve Bekim Shotani, ka thënë se rezultati i barabartë është epilog real, edhe pse ai e pranon se Prishtina kishte dominim në terren.

“Rezultat real, me ndoshta një dominim të Prishtinës duke e ditur kundërsulmin tonë i cili na ndërroi pak ky plan për shkak lëndimit të Osmanit, por edhe Ahmetit e që na detyroi më shumë të tërhiqemi mbrapa. Qëllimi ynë ka qenë mos të humbim dhe atë e arritëm me gjithë dominimin vendas. Taktikisht kështu e kemi planifikuar dhe kështu e realizuam”, theksoi Shotani. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app