Sokoli: Besa, sfidë e rëndësishme

Besa dhe Prishtina do të ndeshen sot pasdite në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, në kuadër xhiros së dytë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
I pari i kryeqytetasve pret që të përzgjedhurit e tij do të japin maksimumin në duel me pejanët.
“Është ndeshje si çdo ndeshje tjetër. Pres që djemtë të japin maksimumin, janë të vetëdijshëm që është ndeshje e rëndësishme. Nuk mund të them që jemi qind për qindtë në formën tonë, por besoj dhe presim përmirësim të formës nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtar të klubit prishtinas.
Sokoli thekson se Prishtina në Pejë do të udhëton për të treguar lojë cilësor. Ai thotë se nuk do të ketë ndryshime në formacionin e skuadrës së tij.
“Në këtë ndeshje shkojmë para se gjithash të dëshmojmë futboll cilësor, kurse rezultati duhet të vije në bazë të lojës së treguar. Për formacionin kam dilema, por nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga përballja me Istogun”, tha ai.
Përballja ndërmjet Besës dhe Prishtinës nis në orën 17:00. /Telegrafi/





















































