LAJMI I FUNDIT:

Sokol Halili është i dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares në QKUK – çifti ishin ndarë pesë muaj më parë, viktima kishte pasur urdhër-mbrojtje nga gjykata

Sokol Halili është i dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares në QKUK – çifti ishin ndarë pesë muaj më parë, viktima kishte pasur urdhër-mbrojtje nga gjykata

Kosova u trondit nga një vrasje makabre që ndodhi të mërkurën e 30 nëntorit, në oborrin e QKUK-së.

Një burrë dyshohet se vrau ish-gruan e tij shtatzënë, e cila ishte në ditët e fundit të lindjes. 35-vjeçarja me inicialet H.M nga Lipjani u vra para Klinikës së Gjinekologjisë.

I dyshuari për këtë vrasje makabre është Sokol Halili nga Shtimja. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e tij.

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për shkurorëzimin e 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin.

I dyshuari për vrasjen dhe viktima

Ajo tha se familjarët e burrit i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur motrën e saj të kthehet në shtëpi.

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.

Balaj ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.

Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë.

Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”. /Telegrafi/

Personat e përmendur në raste të tilla prezumohen të pafajshëm deri në vendimin e prerë të gjykatave.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori