Tekst i përgatitur nga Ivan Petroviq, sipas dëshmisë së radikalit dhe çetnikut serb Punisha Raçiq [Puniša Račić, 1886-1944] dhënë në gazetën beogradase Politika më 15 shkurt 1928
Përkthimi: Telegrafi.com

Meritat më të mëdha për kalimin paqësor të serbëve përmes Shqipërisë në vitin 1915, i atribuohen serbit nga Shkupi, Smajo Feroviqit.


Smajo Feroviqi, serb i njohur shkupjan me fe myslimane, rridhte nga familja e Omeragiqëve [në fakt ishin shqiptarë, fis Shala - shën. i përkth.], dizdarë nga Gucia, një prej familjeve më të vjetra dhe më me nam në atë krahinë. Mbiemri i tij i vërtetë duhej të ishte Omeragiq, por ai mori mbiemrin e dajallarëve të tij. Paraardhësit e tij kishin qenë serbë të fesë së krishterë, të islamizuar pas rënies së shteteve mesjetare serbe.

Lexo po ashtu:
- Më 1933, mbreti Aleksandër i tha një prijësi shqiptar për tërheqjen e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri më 1915: “Unë dhe babai im, Qeveria dhe Shtabi i Përgjithshëm duhet të jemi falënderues për jetën tonë veç pse ne jemi kelmendas, sepse kelmendasit urdhëruan të mos e prekin njeriun e fisit të tyre, Mbretin Petër, se ata do të hakmerren. Atëherë ata hoqën dorë”
- Aqif Pashë Elbasani, letër Mid’hat Frashërit (1915): Fati po na përplas prej guri në furrë
- Lufta e Parë Botërore dhe “fronti i tretë shqiptar”
- Shqipëria më 1915: Mbretëria e operës komike
- Durham më 1915: Shqiptarët nuk e denoncojnë kriminelin dhe kjo është pengesë për bërjen e shtetit
- Lufta e Parë Botërore dhe shqiptarët e boshnjakët në uniformën serbe
- Faqja e zezë: Çetnikët me plisa - shqiptarët, pjesë e grupeve kriminale serbe!
- Me ndërmjetësinë e francezëve, Isa Boletini pranoi të internohej në Mal të Zi, por u pre në besë
- Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935 ... 2015!

Çetnikët famëkeq serbë gjatë Luftërave Ballkanike: Misha Zhivanoviq, Risto Tohol, Vllada Voskar, Jevrem Gerasimoviq, Gjuro Sharac, Mustafa Golubiq, Vojo Tankosiq, Smajo Feroviq, Dushan Duçiq, Boshko Arezhina, Millan Millosheviq Wikipedia

Smajo Feroviqi ishte veprimtar kombëtar qysh në “kohën turke”. Ai u stërvit në aftësi ushtarake në shkollën çetnike në Prokuple, ndërsa më vonë ishte pjesëtar i njësisë së Rudnikut nën komandën e Vojo Tankosiqit. Konsiderohej luftëtar i qetë dhe trim dhe, duke u dalluar në beteja, me meritë mori gradën e nënoficerit, ndërsa për një kohë ishte edhe komandant toge. Të shumta janë meritat e tij për idenë serbe, ndërsa këtu do të veçojmë njërën prej tyre, sipas dëshmisë së Punisha Raçiqit.

Në pranverën e vitit 1915, qeveria serbe kishte raporte të besueshme se Austro-Hungaria po sillte armë në Shqipëri, përmes detit, si dhe po dërgonte oficerët e saj me qëllim mobilizimin e arbanasve [shqiptarëve - shën. i përkth.] për të sulmuar Serbinë nga prapa. Për këtë arsye, Nikola Pashiqi dërgoi Punisha Raçiqin dhe Smajo Feroviqin me synimin që të bindnin krerët e Shqipërisë veriore të hiqnin dorë nga ky plan. Në Shqipëri, deri në Mat sundonte Esad Pasha, i cili anonte nga Serbia, por në Mat sundonte Ahmed bej Zogu, mbi Mirditën Prenk Pasha, ndërsa në Malësinë veriore Isa Boletini dhe Bajram Curri. Këta krerë të njohur nuk i bindeshin Esad Pashës dhe anonin ndaj Fuqive Qendrore, pra ishin të gatshëm të sulmonin Serbinë në llogari të Austro-Hungarisë dhe kështu t’ia lehtësonin asaj punën.

Smajoja e fliste mirë arnautishten [shqipen - shën. i përkth.] dhe, për më tepër, dy motrat e tij ishin të martuara me djemtë e Isa Boletinit të cilin Smajoja, në vitet 1911 dhe 1912, e kishte mbajtur të fshehur në shtëpinë e tij. E gjithë kjo ishte garanci se Isa do t’i priste mirë, por jo patjetër se do t’i dëgjonte. Megjithatë, Isa i dëgjoi, dhe jo vetëm ai, por edhe udhëheqësit e tjerë arbanasë të cilët përbënin një rrezik potencial për Serbinë. Sipas fjalëve të Punishës, meritat i takojnë para së gjithash Smajos, ndërsa suksesi i kësaj marrëveshjeje u pa në faktin se grupet arbanase u demobilizuan, malazezëve iu dha mundësia të hynin në Shkodër pa luftë dhe të vendosnin lidhje me trupat e tjera serbe dhe autoritetet e Esad Pashës. Në fund, u sigurua edhe tërheqja e ushtrisë serbe përmes Shqipërisë. Ky ishte misioni i parë politik në të cilin Smajoja mori pjesë aktive dhe me të cilin i dha një kontribut të pallogaritshëm të gjithë idesë kombëtare.

Përveç kësaj, Smajoja luftoi me zemër edhe gjatë mbrojtjes së Beogradit dhe me të drejtë ishte bartës i Yllit të Karaxhorxhit me shpata. Nga Kuvendi Popullor u shpall veprimtar kombëtar. Pas luftës, në vitin 1928, gazetat shkruanin për një incident që ndodhi në kafenenë “Maqedonia” në Shkup, ku ai ishte protagonist. Konkretisht, Smajoja u përlesh me pasaniku shkupjan Çani-beg Aliloviqin dhe me atë rast e qëlloi me armë zjarri. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai tha se, si serb dhe çetnik, nuk mund ta kapërcente fyerjen e Aliloviqit, i cili i kishte sharë “nënën serbe”, ndaj menjëherë “iu përgjigj me revole”. /Telegrafi/