Arne Slot raportohet se do të përfitojë një pagesë të konsiderueshme kompensimi nga Liverpool, pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit.

Liverpool njoftoi të shtunën pasdite se ishte ndarë me Slot, pas përfundimit të sezonit të tij të dytë në krye të skuadrës në “Anfield”.


Holandezi fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e parë, sezonin e kaluar, si dhe u shpall “Trajneri i Vitit”.

Megjithatë, këtë sezon Liverpool arriti vetëm vendin e pestë, duke grumbulluar 24 pikë më pak sesa kur u shpall kampion.

Edhe pse Slot u përball me një sërë lëndimesh të lojtarëve kyç, ka pasur shqetësime për stilin e lojës së ekipit dhe kritika të përsëritura ndaj trajnerit nga ylli Mohamed Salah, i cili pritet të largohet nga Liverpool me marrëveshje të ndërsjellë këtë verë.

Slot kishte nënshkruar një kontratë trevjeçare për t’u bërë trajner i Liverpoolit në verën e vitit 2024, çka do të thotë se në momentin e shkarkimit i kishte mbetur edhe një vit kontratë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar sa i përket të ardhmes së stafit të tij trajner në “Anfield”.

Zakonisht, klubet bien dakord për një shumë të përbashkët kompensimi për trajnerin dhe stafin, në rast se edhe anëtarët e stafit largohen.

Sipas mediumit holandez FootballTransfers, Liverpool do të paguajë rreth 11 milionë euro kompensim pas shkarkimit të Slot.

Kjo shifër është dukshëm më e ulët sesa ajo që Manchester United u detyrua të paguante pas shkarkimit të trajnerit të tyre, Ruben Amorim, në janar./Telegrafi/

telegrafi sport app