LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat spanjolle pas talentit të Romës

Skuadrat spanjolle pas talentit të Romës

Antonio Sanabria është sensacion i këtij edicion në La Ligën spanjolle.

Sulmuesi i talentuar i Romës është huazuar në skuadrën elitare në Spanjë, Sporting Gijon ku ka shkëlqyer këtë edicion.


Sanabria deri më tani ka shënuar 11 gola në La Liga duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të ndryshme në Spanjë.

20-vjeçari po kërkohet nga katër skuadrat spanjolle, Real Madrid, Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia.

Roma ka treguar se do ta rikthejë në skuadër yllin e saj të ri, dhe vështirë se do ta lejoi largimin e tij, edhe pse mediat në Spanjë kanë bërë të ditur se Valencia dhe Atletico Madrid kanë bërë gati nga 25 milionë euro për transferimin e Sanabrias në La Liga. /Telegrafi/
ss