LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat e mëdha angleze ishin të pranishme në stadium për ta parë nga afër, Bailey shkëlqen me dy gola

Skuadrat e mëdha angleze ishin të pranishme në stadium për ta parë nga afër, Bailey shkëlqen me dy gola

Leon Bailey mund të jetë largimi i radhës i madh nga skuadra gjermane Bayer Leverkusen.

Sulmuesi xhamajkan është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.


E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku katër skuadra kanë shprehur interesim për të.

Manchester United, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Everton kanë dërguar agjentët e tyre për ta parë nga afër sulmuesin e Leverkusen.

Agjentët e klubeve angleze ishin të pranishëm në takimin mes Bayer Leverkusen dhe Slavia Pragë, në një ndeshje ku Bailey ka shkëlqyer me dy gola të shënuar në fitoren e thellë të klubit gjerman 4-0.

23-vjeçari po shihet si lojtari kryesor i Leverkusenit këtë edicion dhe vlera e tij është rritur në 50 milionë euro.

Leverkusen është gati të heq dorë nga ylli i tyre, vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro.

Gjithsesi për lojtarin interesim ka shprehur edhe gjiganti italian Roma, si dhe Olympique Lyon.

Bailey këtë edicion ka luajtur në 15 takime ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori