Skocia u eliminua zytarisht nga Kupa e Botës - jep dorëheqje përzgjedhësi


Steve Clarke ka dhënë dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Skocisë, menjëherë pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës 2026.
Skocezët i kishin mbajtur gjallë shpresat për kualifikim deri në ndeshjen e fundit të grupit, por fitorja e Kroacisë ndaj Ganës ua mbylli përfundimisht rrugën drejt fazës eliminatore.
Skocia kishte nevojë për një kombinim rezultatesh, përfshirë një humbje të thellë të Ganës dhe rezultate të favorshme në ndeshjet e tjera, por skenari i dëshiruar nuk u realizua.

Menjëherë pas konfirmimit të eliminimit, Clarke njoftoi largimin e tij, duke i dhënë fund një periudhe shtatëvjeçare në krye të përfaqësueses.
"Faleminderit që më besuat këtë detyrë. Ka qenë një nder i madh të drejtoj Skocinë. I uroj shumë sukses pasardhësit tim dhe shpresoj që ekipi të vazhdojë të ecë përpara", deklaroi Clarke pas largimit.
Clarke mori drejtimin e Skocisë në vitin 2019 dhe gjatë mandatit të tij arriti disa prej sukseseve më të mëdha të futbollit skocez në dekadat e fundit.
Nën drejtimin e tij, Skocia u kualifikua dy herë radhazi në Kampionatin Evropian, duke rikthyer kombëtaren në skenën e madhe ndërkombëtare pas një mungese të gjatë.

Kulmi i punës së tij erdhi me kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pjesëmarrja e parë e Skocisë në një Botëror pas plot 28 vitesh. /Telegrafi/









































