LAJMI I FUNDIT:

Skocia kërkon t’ia marrë Anglisë katër yje të Ligës Premier për Euro 2024

Skocia kërkon t’ia marrë Anglisë katër yje të Ligës Premier për Euro 2024

Skocia thuhet se është e gatshme të kërkojë lojtarë të Ligës Premier për ekipin e tyre kombëtare, duke tentuar t’ia marrë nga duart formacionit anglez të Gareth Southgate.

Duke shkuar në Euro 2024, i cili do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme, Anglia është një nga favoritët për të fituar trofeun, të cilën e humbën në edicionin e fundit kundër Italisë në penallti.


Trajneri Southgate do të kërkojë të emërojë një skuadër të aftë për të shkuar një hap më tej gjatë verës, pra për të fituar trofeun e shumëkërkuar.

Megjithatë, është raportuar se fqinjët e Anglisë, Skocia, po kërkojnë katër lojtarë që duan t’i joshin larg nga kontrolli i Southgate.

Sipas ndihmës menaxherit të Skocisë, John Carver, ata synojnë katër yje të ekipit Newcastle United.

“Në Newcastle, janë katër lojtarë që ne kemi vëzhguar në të vërtetë. Elliot Anderson, Tino Livramento, Anthony Gordon dhe Harvey Barnes. Ne jemi gjithmonë në kërkim për të shtuar cilësinë në grup. Por, ne duam lojtarë që duan të jenë pjesë e rrugëtimit”, ka thënë fillimisht Carver për Chronicle Live.

“Disa nga djemtë e përmendur në Newcastle sapo kanë filluar karrierën e tyre në St James’ Park dhe me të vërtetë duhet të përqendrohen në këtë para se të flasin se për cilin vend duan të luajnë”.

“Kjo është pjesa e rëndësishme. E di që kam qenë në Newcastle për një kohë të gjatë”.

“Dy të rinjtë si Elliot dhe Anthony janë të ndryshëm nga dikush si të themi Harvey Barnes. Harvey është thirrur nga Anglia dhe nuk ka pasur mundësi. Le të shohim se çfarë ndodh kur Harvey të jetë sërish në formë”.

“Anthony do të marrë vendimin e tij kur të ketë nevojë. Anglia do ta detyrojë këtë çështje, sepse ata do të jenë të çmendur që të mos e bëjnë këtë. Të katër në Neëcastle janë vetëm një grusht. Ka shumë të tjerë atje dhe ne gjithmonë kërkojmë të përmirësojmë dhe t’i bëjmë gjërat më mirë”, përfundoi skocezi.

Për momentin, anësori i Newcastle, Barnes është jashtë fushës pasi pësoi një dëmtim në këmbë në shtator. 25-vjeçari pritet të rikthehet në vitin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori