LAJMI I FUNDIT:

Skena në Spanjë sikur në filma – zjarrfikësit e guximshëm larguan në momentin e fundit çiftin nga ndërtesa që po digjej

Skena në Spanjë sikur në filma – zjarrfikësit e guximshëm larguan në momentin e fundit çiftin nga ndërtesa që po digjej

Zjarri që përfshiu plotësisht dy ndërtesa pasditen e së enjtes tronditi të gjithë qytetarët e Valencias, por edhe në një moment kaq të vështirë, shumë veta veçojnë lëvizjen jashtëzakonisht të guximshme dhe të guximshme të zjarrfikësve spanjollë.

Gjegjësisht, në momentin kur zjarri po përfshinte çdo kat të pallatit, zjarrfikësit arritën të shpëtojnë një çift të rinjsh të cilët mbetën të “ngujuar” në banesën e njërit prej kateve.


Në momentin e rënies së zjarrit, çifti kanë dalë në ballkon dhe kanë kërkuar ndihmë gjersa zjarrfikësit arritën t’i nxjerrin pas një reagimi të shpejtë.

Lëvizja e zjarrfikësve shkaktoi edhe duartrokitje nga njerëzit që ndodheshin pranë godinës.

“Pasi u shpëtuan, stafi mjekësor i ka ndihmuar. Ata nuk kanë pësuar lëndime të rënda”, shkruan La Razon.

Zjarri i madh në Valencia, digjen pesë nga 14-katet e një ndërtese
Lexo po ashtu Zjarri i madh në Valencia, digjen pesë nga 14-katet e një ndërtese

Sipas të dhënave të fundit nga zjarri kanë mbetur të plagosur 13 persona, gjashtë prej të cilëve zjarrfikës.

Shumica e plagëve kanë të bëjnë me thithjen e tymit dhe njëri prej zjarrfikësve pësoi një thyerje të kyçit të dorës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori