LAJMI I FUNDIT:

Me skena karnavalesh e shigjetarësh – Gjiko, Melinda dhe Nora Istrefi sjellin ‘trailerin’ e klipit të ri “Ay Caramba”

Me skena karnavalesh e shigjetarësh – Gjiko, Melinda dhe Nora Istrefi sjellin ‘trailerin’ e klipit të ri “Ay Caramba”
Foto: Gjiko/INstagram

Ka tash e sa kohë që është paralajmëruar një bashkëpunim i ri mes reperëve Gjiko dhe Melinda Ademi, si dhe këngëtares Nora Istrefi.

“Ay Caramba” titullohet kënga e tyre e re, e cila do të jetë ritmike verore, e miksuar mes zhanreve pop dhe hop-hop.


Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedBox Entertainment, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Melinda dhe Gjiko.

Foto: Gjiko/Instagram

Treshja interpretuese e këngës kanë ndarë gjatë këtyre ditëve me ndjekësit imazhe të ndryshme nga xhirimet e klipit, gjersa të hënën ata sollën edhe ‘trailerin’ e tij.

Të tjera pamje mahnitëse të Norës e Melindës nga xhirimet e klipit të ri
Lexo po ashtu Të tjera pamje mahnitëse të Norës e Melindës nga xhirimet e klipit të ri

Ka qenë reperi Gjiko ai i cili ka publikuar ‘trailerin’ e klipit “Ay Caramba” në rrjetin social Instagram, duke bërë të ditur klipi i plotë do të publikohet më datë 7 korrik në mesnatë.

View this post on Instagram

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Në klip do të mund të shohim Melindën dhe Norën në një paraqitje mjaft provokuese në shkretëtirë, dhe reperin pejan në rolin e një shigjetari.

Koncepti i klipit duket të jetë pak a shumë inspirim nga filmi “Mad Max Fury Road”, i cili befasoi në vitin 2016 me numrin e çmimeve “Oscar” të fituara në eventin e ndarjes së çmimeve të Akademisë së Filmit.

Gjiko në anën tjetër po shijon suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me Ermal Fejzullahun, “Sa t’kom dasht”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori