Skandaloze, kjo ndodh vetëm në Kosovë, tifozët e bëjnë gjyqtarin për spital (Foto)


Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit është ndërprerë para kohe.
Kampioni në fuqi, Feronikeli ishte duke udhëhequr me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim, ndërsa tifozët vendas ishin të mllefosur me humbjen e ekipit të tyre.
E në minutën e 63-të të ndeshjes, ata e kanë goditur gjyqtarin anësorë Erduan Baliqin.
Baliqi ka marrë lëndime serioze në këmbë dhe është dërguar në spital.
Pas këtij rasti, gjqytari kryesor Fatmir Tahiri e ka ndërprerë ndeshjen. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































