LAJMI I FUNDIT:

Skandali në Klinikën e Onkologjisë në RMV, Prokuroria akoma nuk ka mbaruar hetimet

Skandali në Klinikën e Onkologjisë në RMV, Prokuroria akoma nuk ka mbaruar hetimet

Skandali me rastin e Klinikës së Onkologjisë në Shkup, i cili tronditi opinionin vitin e kaluar pasi u zbulua se është krijuar rrjet kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta për personat që vuajnë nga kanceri, është ende nën hetim. Tashmë një vit Prokuroria ka kryer kontrolle të njëpasnjëshme në klinikë. Në fund të janarit të këtij viti ishte nisur procedura hetimore ndaj pesë personave për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë. Deri më sot, hetimet për rastin janë ende në vazhdim dhe akoma nuk ka akuza konkrete për të dyshuarit.

“Lidhur me rastin për të cilin keni shfaqur interesim, hetimet janë duke vazhduar, me urdhër të prokurorit publik ekspertiza mjekësore është duke u kryer jashtë vendit. Akoma nuk janë marrë rezultatet konkrete”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Procedura hetimore të cilën prokuroria e ka hapur më 31 janar, zhvillohet ndaj pesë personave, përkatësisht ndaj ish-drejtorëve Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, si dhe ndaj tre mjekëve onkologë. Ekspertizat mjekësore, të cilat ende priten për vazhdimin e procedurës, po kryhen në Slloveni, ndërsa deri atëherë pacientët dhe familjet e tyre do të vazhdojnë të kërkojnë përgjigje dhe drejtësi. Gjatë vitit të kaluar u organizuan disa protesta para Qeverisë, por edhe para Prokurorisë, ku vetë pacientët e Klinikës së Onkologjisë kërkuan përgjigje për akuzat për abuzim me barnat që për ta do të thotë jetë.


Për këtë rast në Kuvend u krijua Komisioni Hetimor, por edhe ai dështoi, sepse deputetët nga radhët e LSDM-së në atë kohë nuk i njihnin konkluzionet e nxjerra nga Komisioni. Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi nga VMRO-DPMNE, prezantoi konkluzionet e punës së komisionit dhe tha se përgjegjësia politike është përcaktuar edhe te ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-drejtorët e spitalit, Stevo Kërstevski por edhe te ish-drejtorit në Fondit e Sigurimeve Shëndetësore, Faton Ahmeti.

Klinika e Onkologjisë ka borxh të regjistruar prej 650 milion denarëve. Struktura aktuale udhëheqëse ka premtuar se do të kërkon zgjidhje përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndërkohë nga Ministria e Financave këtë vit është paraparë buxhet më i madh për këtë klinikë si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve që janë të prekur nga kanceri. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Lajme
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Lajme
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të

KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"

Lajme
Kalo në kategori