Skandal në Bolivi: Policia gjen 86 kilogramë marihuanë në autobusin e ekipit të njohur brazilian

Policia boliviane ka zbuluar 86 kilogramë marihuanë në një autobus të marrë me qira për të transportuar skuadrën braziliane të Sao Paulos, e cila kishte udhëtuar drejt Bolivisë për ndeshjen ndaj Bolivarit.
Dy skuadrat u përballën në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes në Copa Sudamericana, ku sfida përfundoi me rezultat 1-1.
Para takimit, delegacioni i Sao Paulos mbërriti në Santa Cruz de la Sierra, përpara se të udhëtonte drejt La Pazit për ndeshjen.
Mirëpo, autoritetet boliviane ndaluan autobusin që ishte planifikuar të merrte skuadrën nga aeroporti dhe gjatë kontrollit zbuluan 86 kilogramë marihuanë brenda tij.
Sipas raportimeve të disa mediave lokale, Sao Paulo kishte kontraktuar kompaninë e transportit Buses Cosmos për të transportuar delegacionin e klubit.
⚠️🇧🇴🇧🇷 El micro que iba a transportar al plantel de São Paulo en Bolivia fue INCAUTADO CON 86 KILOS DE MARIHUANA.
⛔️ Encontraron cuatro bolsas con droga y TRES PERSONAS FUERON DETENIDAS. La empresa tuvo que proporcionar otro micro al club para trasladar a la delegación.
La foto… pic.twitter.com/RC6JhDCBC9
— Sudanalytics (@sudanalytics_) August 11, 2026
Megjithatë, autobusi u sekuestrua nga autoritetet në zonën e Cochabambës.
Në momentin kur skuadra braziliane mbërriti në Santa Cruz de la Sierra, operatori i transportit kishte arritur ta zgjidhte situatën, duke bërë të mundur që delegacioni i Sao Paulos të vazhdonte udhëtimin drejt La Pazit pa probleme të tjera.
Deri tani, nuk ka raportime se ndonjë pjesëtar i skuadrës apo delegacionit të Sao Paulos ishte i përfshirë në rast.
Marihuana u gjet në autobusin e kontraktuar për transportin e ekipit, ndërsa autoritetet vazhdojnë procedurat përkatëse./Telegrafi/














































