Sivasspori pasdite arrin në Prishtinë

Prishtina dhe Sivasspor do të ndeshen nesër pasdite në kryeqytet në ndeshjen miqësore ndërkombëtare, e para e këtij lloji që luhet në Prishtinë, madje për “bardhekaltrit” është miqësorja e parë që luhet nën monitorimin e UEFA-së dhe FIFA-së.
Përgatitjet për ketë ndeshje që pritet të mbush “tempullin” e kryeqytetit me shikues, tashmë janë në fazën përfundimtare.
Nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiçi, ka thënë se klubi turk, Sivasspor sot pasdite do të zbres në Aeroportin e Prishtinës.
“Sivasspori sot rreth orës 15:00, pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës, e më pas klubi turk do të niset drejt kryeqytetit, ndërsa do të akomodohet në hotel ‘Sëis Diamond’”, ka thënë Muçiçi.
Sipas tij, në orët e pasdites trajneri i Sivassporit, legjenda brazilian Roberto Carlos pritet të mbajë një konferencë për media. /Telegrafi/



















































