LAJMI I FUNDIT:

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës, Çun Lajçi: Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës, Çun Lajçi: Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës

Të premten (26 maj) grupe qytetarësh serb u përplasën me Policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e zgjedhur të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit për të hyrë në zyrat e tyre dhe filluar procesin e punës.

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës ka ngjallur reagime të shumta nga liderë vendi e ndërkombëtar.


Një reagim për këtë ka bërë edhe aktori i mirënjohur, Çun Lajçi në një postim në Facebook.

Foto: Çun Lajçi/ Facebook

Aktori ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i plotëson premtimet e fushatës që në çdo pjesë të vend të sundoi rendi dhe ligji.

Të gjitha lajmet nga Çun Lajçi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Çun Lajçi

Ai tha se standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë.

Tutje ai pati edhe një porosi për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të cilin tha që të mos ia mbaj ‘zhagun’ Vuçiqit.

Më poshtë postimi i plotë i Çun Lajçit:

Shqiptarë

Jo ju që i shikoni televizorët, po ju që televizorët i bëni me dalë menç, mos u bëni dhelpra, se kaçubat i ka djegë Serbia njëherë e një kohë e pallatet që i keni ndërtua me “djersën e ballit” pa i zbrazë kuletat, ato mund të luhatën nga ndrojtja e juaj!

– Albini e plotësoi premtimin e fushatës – në çdo cep do të sundoi rendi e ligji e do të funksionoi shteti. Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës.

Standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë!

Rrnoftë Kosova! Rrnoftë populli i saj. Rrnoftë policia e ushtria kosovare e rrnoftë Albin Kurti!

Ju frikohuni sa të doni, por dijeni se frika vetëm sa iu zvogëlon!

“Edhe ti Mbreti Stambollës (thoshte Fishta) qi po thua se Krajl Nikollës, … e unë po të them ty Edi Rama, shikoj mirë punët e Shqipërisë e mos ia mbaj zhagun Vuçiqit, … “se Shqipëria shportë me fiq nuk ka qillue, qi mua nda miqve peshqesh”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori