LAJMI I FUNDIT:

Sipas një fqinje, Princesha Diana e dinte se pse Princi Charles e zgjodhi për tu martuar

Sipas një fqinje, Princesha Diana e dinte se pse Princi Charles e zgjodhi për tu martuar

Po të ishte mes nesh, Princesha Diana do të festonte sot ditëlindjen e 58-të. Edhe pse ka vdekur 22 vjet më parë, ajo vazhdon të jetë temë e mediave botërore.

Pothuajse nuk ka detaje që nuk është zbuluar rreth jetës së Princeshës së Uellsit, por sot për mediumet angleze ka dhënë një intervistë Danae Brook, ish-fqinje Diane Spencer, e cila i kishte treguar se pse Charlesi e kishte përzgjedhur që të krijojë familje.


Brook dhe Diana jetonin në të njëjtën ndërtesë. Në atë kohë, Princesha ishte vetëm vajza e Count Spencer dhe ka punuar si dado. Danae Brook shpejt dëgjoi spekulime se Princit Charles po i pëlqente Diana dhe nuk mund t’u besonte “veshëve të saj”.

“Diana ishte e pasigurt dhe e turpshme. Çdo herë kur e takonte, fshihej dhe të jepte përshtypje se nuk dëshironte të binte në sy. Asaj i bënin dritë sytë sikurse të ishin të ndonjë veture”, pohon Brook, të cilës i ka treguar se ishte në lidhje me pretendentin për fronin e ardhshëm të mbretit.

Ajo u ankua se e shqetësojnë thashethemet, por gjithashtu pranoi se beson se “më zgjodhi për nusen mbretërore vetëm për shkak se ishte e virgjër.

Ndryshe, Diana pësoi aksident me veturë duke u përplasur në një tunel në shtetin francez dhe ndërroi jetë në vitin 1997. /Telegrafi/