eksperti ad

Së fundmi ai debutoi me një ndryshim të ri në pamje, pasi humbi afro dhjetë kilogramë që kur vazhdoi një dietë të rreptë.

Dhe Simon Cowell vuri në pah fizikun e tij, ndërsa u shfaq gjysmë i zhveshur në Cabo Lucas, Meksikë, me të dashurën e tij, Lauren Silverman dhe djalin e tyre Eric, pesë vjeç, gjatë fundjavës.


59-vjeçari kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra të gjatësisë së gjurit dhe një palë syze dielli, por që ndryshimi i tij fizik vërehet dukshëm në këto imazhe.

19126036 7522387 image m 140 1569877275165 Simon Cowell (Foto: Backgrid)

Ai në një intervistë të tij javë më parë tha se ndryshimi i dietës ka qenë i mirë për të. “Kujtesa ime është më e mirë, ndihem më mirë, kështu që nuk e kam pasur të vështirë. Unë ende mund të pi birrë dhe për këtë jam i lumtur", vazhdon më tej Cowell.

Megjithatë, disa njerëz besojnë se fytyra e Cowell mund të ketë pësuar kohët e fundit disa përmirësime kirurgjikale, për shkak që dukej shumë më ndryshe.

19126022 7522387 image a 147 1569877307547 Simon Cowell (Foto: Backgrid)

Anëtari i “America’s Got Talent” e pranoi gjatë një paraqitje në The Ellen DeGeneres Show se ai ndryshoi në mënyrë drastike dhe se kjo po e bën të ndihet më mirë. /Telegrafi/

NUP 182197 1600