LAJMI I FUNDIT:

Simeone tregon nëse hezitoi nga oferta marramendëse nga Arabia Saudite

Simeone tregon nëse hezitoi nga oferta marramendëse nga Arabia Saudite

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur për herë të parë pas një oferte të marrë para disa javësh nga klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al Ahli.

Superliga e Arabisë Saudite është më aktivja në afatin kalimtar të verës duke marrë emra të mëdhenj lojtarësh nga të gjitha ligat kryesore.


Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Kalidou Koulibaly dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga emrat e transferuar në këtë verë.

Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër

Megjithatë, klubet saudite po mendojnë edhe për trajnerë të mëdhenj për të përforcuar edhe më shumë kampionatin.

Skuadra e Al Ahli u raportua se bëri një ofertë të madhe mbi 100 milionë në sezon për Diego Simeone të Atletico Madridit, por kjo u refuzua nga argjentinasi.

Tani pas disa javësh është vet Simeone, i cili ka folur për ofertën dhe nëse ka hezituar ta pranoj.

Al Ahli me ofertë tunduese për Simeonen, i cili aktualisht është trajneri më i paguar në botë
Lexo po ashtu Al Ahli me ofertë tunduese për Simeonen, i cili aktualisht është trajneri më i paguar në botë

“A më bëri oferta saudite të hezitoj? Jo, e vërteta është se jam shumë i lumtur këtu ku jam. Jam shumë i lumtur që jam te Atletico”, ka thënë fillimisht Simeone për Marca.

“Nuk hezitova me ofertën nga Arabia Saudite, as nëse e shtojnë atë. Jam i lumtur në Atletico”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori