LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Gjyqtarët gabuan ndaj Realit që nuk e shikuan VAR-in, barazimi rezultat i drejtë

Simeone: Gjyqtarët gabuan ndaj Realit që nuk e shikuan VAR-in, barazimi rezultat i drejtë
Diego Simeone (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Diego Simeone ka kritikuar zyrtarët e ndeshjes që refuzuan të konsultohen me teknologjinë VAR pas një prekje topi me dorë nga Casemiro në zonën e 16-metërshit, por shton se barazimi ishte rezultat i drejtë.

Atletico Madridi luajti baras 0-0 në udhëtimin e tyre te rivali i urryer lokal, Real Madridit, por ndeshja pati disa episode që nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit Simeone.

“Zyrtarët mund të bëjnë gabime dhe nuk ndaluan për të shqyrtuar incidentin e penalltisë”, ka thënë fillimisht Simeone për gazetën Marca.

Derbi i Madridit përfundon pa fitues
Lexo po ashtu Derbi i Madridit përfundon pa fitues

“Nuk mund të them më shumë, por ishte e njëjta sezonin e kaluar me Samuel Umtitin, i cili e ndali topin duke shkuar drejt golit”.

Benzema në tentim për të kaluar Filipe Luisin dhe Diego Godinin (Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Këto ndeshje janë gjithmonë me të vërtetë të vështira për ne, janë teste masive për të marrë një rezultat pozitiv që ju nevojiten këto rezultate për të shkuar në rrugën tuaj”.

“Duhej të kishim kaluar në epërsi në pjesën e parë, pasi performanca jonë ishte fantastike dhe vetëm për shkak të Thibaut Courtois se nuk kaluam në epërsi”.

Real 0-0 Atletico, notat e lojtarëve në derbin e javës në La Liga
Lexo po ashtu Real 0-0 Atletico, notat e lojtarëve në derbin e javës në La Liga

“Në pjesën e dytë ata u përgjigjën mirë, ndryshuan formën e tyre dhe na u desh të vuanim më shumë, kështu që barazimi është i drejtë”.

“Nuk do të krahasojmë veten me Madridin e as me Barcelonën, ne jemi të përqendruar vetëm në Atleticon më të mirë në historinë e klubit”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori