LAJMI I FUNDIT:

Silva tregon idhujt e fëmijërisë

Silva tregon idhujt e fëmijërisë

David Silva është rritur duke shikuar teksa luajnë idhujt e tij si Michael Laudrup dhe Juan Carlos Valeron, të cilët sipas tij kanë qenë të mahnitshëm në lojën me top.  

Ylli 31-vjeçar i Manchester Cityt është pyetur për idhujt e tij të fëmijërisë dhe përgjigja ishte kuptimplotë pasi që Silva kishte ‘vjedhur’ nga të dy.


“City ende në garë për titull”
Lexo po ashtu “City ende në garë për titull”

“Michael Laudrup. Kur unë isha fëmijë doja vetëm të luaja sikurse ai. Shtangesha kur shikoja atë tek luante, pëlqeja personalitetin e tij dhe kështu që për mua, ai ishte një shembull i vërtetë”, ka thënë Silva për faqen zyrtare të klubit.

“Po ashtu edhe [Juan Carlos] Valeron, dhe për shkak se ai është nga ana ime e botës dhe një lojtar me cilësi së lartë gjithashtu”, përcjell Telegrafi.

“Mënyra se si ai lunte mu më pëlqente, pasi ka cilësi të mëdha mbi topin”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Laudrup në kohët e arta me fanellën e Barcelonës