LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska tek maqedonasit dhe Osmani tek shqiptarët prijnë në zgjedhje

Siljanovska tek maqedonasit dhe Osmani tek shqiptarët prijnë në zgjedhje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, me 72,24% të votave të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president në nivel shtetëror.


Stevo Pendarovski – 123265

Gordana Siljanovska-Davkova – 251461

Stevçe Jakimovski – 5467

Bujar Osmani – 92885

Biljana Vankovska – 28671

Arben Taravari – 66917

Maksim Dimitrievski – 53982

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/