Bardhekaltërit u treguan më të fuqishëm në pjesën e parë dhe e përmbyllën me një epërsi solide prej pesë pikëve, 23-28.

Në pjesën e dytë Sigal Prishtina u duk më e motivuar dhe ndezi motorët për ta siguruar fitoren më herët, mirëpo prizrenasit luftuan me mish e me shpirt dhe nuk lejuan të mposhten me lehtësi.


Sidoqoftë, Bardhekaltërit me ndihmën e Dardan Berishës nuk patën pse të shqetësohen, sepse kur ai është në fushë, fitorja nuk vihet në dyshim asnjëherë. Sigal Prishtina e fitoi ndeshjen me 12 pikë epërsi, 64-76.

Edhe në këtë ndeshje më i dalluari ishte Dardan Berisha me 27 pikë, teksa Edin Bavcic shtoi 15 sosh. Për Bashkimin më i miri ishte Kreshnik Juniku me 14 pikë.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina, ngritët në vendin e parë në tabelë me 8 pikë, një më shumë se Peja që është në vendin e dytë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app