LAJMI I FUNDIT:

‘Siç u parashikua në vitin 2015’ – fansat besojnë se “The Simpsons” parashikuan rikandidimin e Trump

‘Siç u parashikua në vitin 2015’ – fansat besojnë se “The Simpsons” parashikuan rikandidimin e Trump
(Foto: Twitter/Al Jean/Getty Images)

Disa përdorues të mediave sociale besojnë se “The Simpsons” e kanë parashikuar edhe një ngjarje tjetër.

Këtë herë po flasim për rikandidimin e Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Producenti i serialit “The Simpsons”, Al Jean, e ka postuar në profilin e tij në Twitter një fotografi nga një episod i transmetuar në vitin 2015. Ai përmban Homer Simpson dhe një shenjë ‘Trump 2024’.

Është fjala për episodin “Trumptasic Voyage”, në të cilin Homeri nis një udhëtim ‘të pazakontë’ pas një “takimi të ngushtë me një parukë të Donald Trump”.

“Si i parashikojnë gjërat The Simpsons? Kjo ka filluar të më trembë”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Asgjë nuk është rastësi”, shtoi një tjetër.

Ndërsa edhe vet producenti Al Jean në postimin e tij ka shkruar: “Siç parashikuan ‘The Simpsons’ në vitin 2015”.

Për kujtim, Trump ka shpallur dje (e mërkurë) zyrtarisht rikandidimin e tij për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, sonte po shpall kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump nga salla e ballos së klubit të tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku qëndroi në një skenë të stolisur me flamuj të SHBA-ve dhe një pankartë “Make America Great Again”. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori