Familja Carnarvon ka qenë ndër familjet më të njohura dhe më me influencë në Britani të Madhe. Pallati i tyre Highclere, edhe sot është ndër më të bukurit në botë dhe aty është xhiruar seriali ‘Downton Abbey’.
Fama e kësaj familje u rrit dhe mori përmasa botërore kur në vitin 1922, Lord Carnarvon, vëllai i Aubrey Herbert-it, zbuloi varrin e Tutankamonit, faraonit më të famshëm egjiptas. Me këtë pasuan vdekjet në familjen Carnarvon, përfishir atë të Aubrey Herbert-it, kampionit të pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë arsye, kjo u bë temë e ‘Mallkimit të faraonëve’ që vazhdon edhe sot.
Në vitin 1928, kontesha Carnarvon bëri një hap tejet fisnik. Në shenjë të nderimit të birit të saj, Aubrey Herbert, mikut më të mirë që patën shqiptarët, e themeloi programin të cilin e quajti ‘Për Djelmërinë’. Programi parashihte ngritje kulturore të Shqipërisë e cila do të ndikonte edhe në forcimin e pavarësisë së këtij shteti për të cilin familja Carnavonë nuk kursyen asgjë.
Dhe, kështu, kontesha Carnavon në Tiranë e bleu tokën dhe e ndërtoi bibliotekën që ishte në kuadër të Institutit “Herbert”. Në bibliotekë, kontesha solli 3000 komplete me tituj të ndryshëm në anglisht, por edhe në gjuhë tjera, përfshirë shqipen. Aty ndërtoi edhe fushën e tenisit. Vendi u bë qendër ku rinia shqiptare e frekuentoi me të madhe dhe filloi të evropianizohej shpejt.
Pastaj, kontesha solli mjekë dhe pajisje nga Anglia për spitale të ndryshme, duke e dalluar atë të çmendisë në Vlorë. E thau një pjesë të kënetës dhe e ndërtoi fshatin Herbert për refugjatët e Kosovës, të cilët e themeluan mirë dhe zhvilluan një ekonomi artizanale, të cilat prodhime kontesha i plasonte në tregun britanik. Kontesha ndërtoi edhe një spital për trajtimin e kafshëve. Ka shumë mundësi që ky spital të jetë i pari i këtij lloji në Ballkan.
Kontesha bëri edhe shumë gjëra tjera, përfshirë prurjen e kulturës së pirjes së çajit të pasdites ku mblidheshin gratë për biseda.
Për fat të keq, ky depërtim i kulturës angleze në Shqipëri, nuk zgjati shumë, pasi që u ndërpre në vitin 1939 me pushtimin italian. Biblioteka u shndërrua në kazermë ushtarake italiane, kurse librat u zhdukën. Kjo ka ndodhur me iniciativën e Qeverisë shqiptare nën tutelën e fashizmit italian, kur ministër i Arsimit/Kulturës ka qenë Ernest Koliqi. Britania e Madhe dhe kultura anglo-saksone atëhërë ishte armike e fashizmit italian dhe, si rrjedhojë, edhe e Shqipërisë.
Shkatërrimi i kësaj kulture vazhdoi edhe me komunizmin. Madje, edhe më shumë. Biblioteka u bë kinema (“Ali Demi”) dhe të gjitha veprimet tjera u ndaluan, kurse fshatit Herbert iu ndërrua emri në Qerret. Përkundër tërë këtij kontributi, Aubrey Herbert, kontesha dhe familja Carnarvon nuk u përmendën kurrë deri me rënien e komunizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët