LAJMI I FUNDIT:

Si të rrisni selino në shtëpinë tuaj

Si të rrisni selino në shtëpinë tuaj

Selino është një nga ushqimet e pakta që mund ta konsumoni pothuajse pa kufizime.

Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Më vonë, në Romë kjo bimë simbolizonte fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve.


Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në 100 gramë selino ka vetëm 14 kalori dhe për shkak të strukturës së saj të lëmuar ajo e lehtëson dhe përshpejton tretjen.

1

Si të rrisni selinon në shtëpi:

1. Prisni fundin
Hiqni fundin e selinos rreth 5 cm. Opsionale: Futni 4 kruajtëse dhëmbësh rreth selinos, 3 cm sipër fundit.

2. Vendoseni në ujë
Vendoseni selinon në një enë xhami. Mbusheni mjaftueshëm me ujë, sa të zhysni fundin e selinos, rreth 2.5 cm. Vendoseni enën në një vend ku ka dritë natyrale për disa orë në ditë.

Ndërrojeni ujin çdo dy ditë, dhe sigurohuni ta zhysni fundin në ujë. Kunjat e dhëmbëve janë për t’u siguruar që fundi nuk e prek enën me ujë, pasi prishet.

3. Shiheni si rritet
Pas disa ditësh, do të shihni disa gjethe të lulëzojnë nga qendra në majë. Në një javë, mund të shihni kërcej dhe gjethe të vogla.

Pjesa rreth anëve jashtë ujit mund të fillojnë të bëhen kafe, por mos u frikësoni, është normale.

Rimbilleni në dhe
Mund ta mbillni në vazo ose direkt në tokë. Nëse i mbillni në vazo sigurohuni që dheu të mos ketë pesticide dhe të jetë i përshtatshëm për perime dhe barishte.

Bëni një vrimë të thellë dhe të gjerë mjaftueshëm që ta mbajë që nga fundi deri në majë. Sigurohuni që të mos ketë xhepa ajri poshtë rrënjës, shkruan Shije. Selinoja rritet në kohë të freskët dhe tokë të pasur, ndaj në ditët e nxehta vendoseni në hije dhe ushqejeni. /Telegrafi/

2

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori