LAJMI I FUNDIT:

Si të aktroni (bindshëm) orgazmën

Si të aktroni (bindshëm) orgazmën

Nëse konsideroni që keni nevojë të aktroni orgazmën, atëherë së paku bëjeni siç duhet

Do t’ju nevojiten dy “përbërës” kryesorë që të jeni bindëse – pak shkathtësi dhe koha e duhur.


Nuk është mirë që vazhdimisht të aktroni kënaqësinë në krevat, sepse do të ofendoni partnerin, por edhe ju do të jeni e pakënaqur. Ja udhëzimet si ta bëni mirë këtë.

Filloni ashtu që disa herë pak më zëshëm të merrni frymë, derisa sytë t’i keni gjysmë të mbyllur, ndërkaq shprehja e fytyrës të jetë neutrale, transmeton Telegrafi.

Që të jeni më të bindshme, derisa merrni frymë, inkurajojeni partnerin me fjalët, p.sh.: “Oh, kjo po më kënaq!”

Gradualisht filloni të merrni frymë më zëshëm, merrni frymë shpejt, bëhuni “më agresive”. Mirëpo, është me rëndësi që ta bëni këtë GRADUALISHT, sepse partneri juaj lehtë mund t’ju zbulojë nëse pas disa frymëmarrjeve menjëherë kaloni në ekstazë seksuale.

Beautiful Agony Orgasms Animated Gif

Orgazma cervikale të çon në eufori: “Provojeni vetë përpara se të përfshini partnerin”
Lexo po ashtu Orgazma cervikale të çon në eufori: “Provojeni vetë përpara se të përfshini partnerin”

Ashtu siç shkon marrëdhënia, me shprehje fytyre tregoni që po kënaqeni – “kafshojeni” në buzë, hapni gojën, “shtrëngoni” dhëmbët…

Mos harroni që të lëvizni si e tendosur, në aktrimin e orgazmës patjetër duhet të marrë pjesë i tërë trupi.

Paralajmëroni partnerin arritjen e kulmit: “Edhe pak…”, por që e gjitha të tingëllojë si e vërtetë, shtrëngojani dorën partnerit, ndërprisni frymëmarrjet… veproni ashtu siç veproni kur përjetoni kulmin.

Derisa aktroni orgazmën, mos harroni që në seks duhet të kënaqeni të dy. Pyeteni partnerin a është edhe ai afër orgazmës.

Thoni partnerit që ishte fantastike dhe këmbeni disa prekje të buta. Mos kërceni menjëherë nga shtrati dhe mos harroni që aktorët më të mirë qëndrojnë në rol edhe kur kamera është e fikur. /Telegrafi/