LAJMI I FUNDIT:

Orgazma cervikale të çon në eufori: “Provojeni vetë përpara se të përfshini partnerin”

Orgazma cervikale të çon në eufori: “Provojeni vetë përpara se të përfshini partnerin”

Presioni në qafën e mitrës me penetrim të thellë mund të jetë një mënyrë e re dhe freskuese për të arritur një orgazëm të përzier

Orgazma cervikale është rezultat i stimulimit të qafës së mitrës, që është unaza e indit që ndan mitrën nga vagjina. Ekziston një histori që orgazmat e qafës së mitrës mund të jenë super euforike, por ekspertët kanë mendimin e tyre për këtë, shpjegon seksologjia, Ph.D. Jess O’Reilly.


– Presioni në qafën e mitrës me penetrim të thellë mund të jetë një mënyrë e re dhe freskuese për të arritur një orgazëm të përzier. Edhe pse besohet se nerva të ndryshëm komunikojnë me trurin në varësi të zonës së stimuluar, është e vështirë të izolosh një zonë ekskluzivisht gjatë seksit. Për shembull, nëse i bëni masazh qafës së mitrës, me siguri do të stimuloni edhe kanalin vagjinal dhe gjithashtu mund të bëni presion në pikën G – shton ajo, transmeton Telegrafi.

“Provojeni vetë përpara se të përfshini partnerin tuaj”

Kur të keni kontroll të plotë mbi trupin tuaj, do të fitoni një ndjenjë më të mirë të asaj që në të vërtetë ju përshtatet dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë në trupin tuaj.

– Pasi të ndjeni se keni arritur zgjimin e plotë, provoni të prekni ose të pulsoni butësisht thellë në kanalin vaginal për të stimuluar qafën e mitrës – thotë seksologia Alicia Sinclair. Rekomandohet gjithashtu përdorimi i një vibratori për të eksperimentuar me thellësi dhe presion. Përdorni, këshillojnë ata, një lodër të gjatë seksi.

“Gjatë marrëdhënieve seksuale, përpiquni të jeni në krye”

Të qenit në majë mundëson penetrim më të thellë, ndërkohë që ju lejon të kontrolloni thellësinë, shpejtësinë, këndin dhe ritmin e kontaktit të qafës së mitrës, thotë Dr. O’Reilly, duke ju kujtuar se është më mirë të siguroheni që jeni mjaftueshëm të eksituar përpara se të bëni presion në qafën e mitrës.

Pyetje e përhershme: Sa është e rëndësishme madhësia e klitorisit për arritje të orgazmës?
Lexo po ashtu Pyetje e përhershme: Sa është e rëndësishme madhësia e klitorisit për arritje të orgazmës?

“Eksperimentoni në pika të ndryshme të ciklit menstrual”

Nëse jeni duke shijuar ndjekjen e një kulmi të stimulimit të qafës së mitrës, por nuk e keni arritur ende, provoni ta bëni atë në një kohë tjetër. Hormonet femërore nuk janë në të njëjtin nivel gjatë gjithë muajit. Për shembull, gjatë ovulacionit, qafa e mitrës është më e madhe, më e butë dhe më e lagësht se në pjesët e tjera të ciklit tuaj menstrual.

“Ndërsa pozicioni i qafës së mitrës tuaj ndryshon, ju mund të vini re se periudha të caktuara të muajit janë të favorshme për atë lloj kënaqësie, ndërsa në pjesë të tjera të ciklit stimulimi mund të kufizohet me parehati”, thotë Dr. O’Reilly. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori