LAJMI I FUNDIT:

Pyetje e përhershme: Sa është e rëndësishme madhësia e klitorisit për arritje të orgazmës?

Pyetje e përhershme: Sa është e rëndësishme madhësia e klitorisit për arritje të orgazmës?

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në jetën tuaj seksuale, por cili është më i rëndësishmi

Klitorisi është sustë magjike me më shumë se tetë mijë përfundime nervore, të cilat janë të rëndësishme pothuajse për secilën orgazëm, mirëpo është çështja se sa ka rëndësi madhësia e tij.


Ekzistojnë disa karakteristika të klotorisit të cilat janë shumë të rëndësishme për arritjen e kulmit, transmeton Telegrafi.

Pozita

Madje 90 për qind e femrave më së shpeshti përjetojnë orgazmën duke stimuluar klitorisin, mirëpo ekzistojnë edhe femra të cilat e përjetojnë ekskluzivisht me penetrim. Mirëpo, kur është fjala për orgazmën vagjinale, akoma konsiderohet që klitorisi ka rëndësi të veçantë.

Në të vërtetë, hulumtimet kanë treguar që femrat të cilat e kanë klitorisin të vendosur afër vagjinës (përafërsisht gjysmë centimetri), më lehtë përjetojnë orgazëm vagjinale – thotë mjekja Ellen Abrams.

Prandaj, para se të filloni të bëni panik rreth madhësisë së klitorisit, mbani në mend këtë të dhënë – që pikërisht pozita e tij është njëri ndër faktorët kyç përse gjithmonë përjetoni, mirëpo kurrë nuk përjetoni orgazëm në poza të caktuara.

Gjithashtu, kjo mjeke konstaton që shumëçka rreth klitorisit nuk është zbuluar, pra as ajo se a është madhësia e klitorisit e përcaktuar gjenetikisht dhe sa saktësisht ndikon madhësia në kënaqësinë seksuale.

Mungesa hulumtimeve

Ekzistojnë argumente në favor të teorisë që madhësia është e rëndësishme. Hulumtuesit kanë xhiruar me rezonancë magnetike pjesët e komblikut të 30 femrave, nga të cilat 10 rrallë përjetojnë orgazëm apo kurrë nuk e anë përjetuar.

Është treguar që femrat, të cilat kanë pasur probleme me arritjen e orgazmës, kanë pasur klitoris më të vogël, i cili ishte i vendosur pesë deri gjashtë centimetra larg vagjinës se sa te femrat të cilat rregullisht ose shpesh kanë përjetuar orgazmën. /Telegrafi/