LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni gati veturën për udhëtime të gjata? (Foto)

Si ta bëni gati veturën për udhëtime të gjata? (Foto)
Driving a car

Sa më gjatë të keni në plan për të udhëtuar, aq më shumë përgatitje për veturën ju duhet. Qetësia e shoferit është shumë e rëndësishmë dhe për këtë Zgjimi Company ju tregon hap pas hapi se si duhet të bëni gati veturën për udhëtime të gjata.

Udhëtimet e gjata duhet të jenë kënaqësi për ju dhe për këtë Telegrafi Maqedoni dhe Zgjimi Company kanë përgatitur një listë të gjërave që ju duhet të bëni për të bërë gati veturën tuaj para udhëtimit:


-Provoni gomat a janë të fryra sa duhet. Në shumicën e pompave të benzinës ka mjete për të fryrë gomat tuaja dhe për të balancuar ajrin brenda në goma. Edhe goma rezervë duhet të jetë e fryer sipas rregullit të gomave që ju i përdorni. Përveç gomave, ju duhet të kontrolloni edhe paisjet për të ndërruar gomat, duke u siguruar a i keni të gjithë çelsat për ndërrimin e gomave. Sigurohuni që ju dini të ndërroni gomat e veturës pas ndonjë fatkeqësie.

-Provoni vajrat e veturës a janë në rregull. Uji, karburanti dhe vaji i motorit duhet të jenë në nivelin e kërkuar që ju të vozisni pa brenga jashtë shtetit. Pa mos qenë në rregull vajrat dhe uji i veturës, mos udhëtoni jashtë shtetit.

-Kontrolloni a janë në rregull të gjithë sinjalizuesit e veturës tuaj. Dritat për ndriçim të rrugës, sinjalizimet për kthim në të majtë dhe të djathtë. Dritat për ndalesë pas dhe dritat për mjegulla gjithashtu duhet të jenë në rregull.

– Familjarët dhe shokët e familjes suaj duhet të dinë se në çfarë drejtimi jeni nisur. Kjo duhet të bëhet, që në rast aksidenteve, të dinë në cilin drejtim mund të ju gjejnë.

– Kontrolloni motin në vendin ku shkoni. Edhe për rrobat që ju duhet të merrni me vete por më e rëndësishme është për paisjet e makinës suaj. Rruga mund të jetë e lagësht ndërsa ju duhet të keni kujdes që të vozisni me shpejtësi të kontrolluar.

– Merrni me vete ushqim, edhe pse keni në plan që të ndaleni për rruge në pikëndalesa për të blerë ushqim. Nëse ju keni tejkaluar një pikë dhe nuk keni blerë ushqim dhe ndërkohë ju ka ndodhur një problem me veturë, ju do të keni ushqim për të shuar etjen dhe urinë deri sa të kishit ndrequr veturën.

– Në veturë duhet të keni materiale shëndetësore për intervenim të shpejtë. Fasha, barna për rrugë, ujë dhe dezifektuesit duhet të jenë në kutinë e veturës suaj për ndihmë të parë. Përditësojeni paketën tuaj të ndihmës së parë pas një kohe, në rast se ndonjë produktit i ka kaluar afati.

-Sigurohuni që në veturë të keni mbushës për telefona. Telefoni juaj pas disa orësh përdorim mund të harxhohet dhe për këtë ju duhet të mbani mjete alternativë për rrymë elektrike. Kabllot për rrymë dhe ‘poëer bank’ janë shumë të nevojshme për rrugëtimin tuaj.

-Edhe pse në telefonin tuaj apo veturën tuaj mund të keni mjete GPS, teknologjia mund të dështojë. Për çdo rast, ju keni nevojë edhe për harta të letrës të cilat janë mundësia e fundit dhe më e sigurtë e juaja për t’u gjindur nëse nuk e dini rrugën për ku jeni nisur.

– Kontrolloni matësit e shpejtësisë. Ndodh që matësi i shpejtësisë suaj nuk është në rregull dhe i njejti të tregojë shpejtësi më të vogël se sa ju realisht jeni duke vozitur. Siguria e familjes suaj është më e rëndësishme se dënimi. Vozisni sipas rregullave dhe shenjave në komunikacion.

– Kontrolloni a i keni me vete të gjithë dokumentet. Sigurimi i veturës, pasaporta, leje e vozitjes, sigurimi i familjes, letërnjoftimet dhe të gjithë dokumentet tjera duhet të jenë me ju. Dhe, po, mos harroni kartonin e gjelbërt.

Kontrollet dhe përgatitjet për në rrugë për veturën tuaj, mund t’i bëni në Zgjimi Company në Tetovë, në rrugën për në Kosovë, më saktësisht në dalje të Tetovës. /Telegrafi/

Zgjimi Company mund ta gjeni në Facebook

Zgjimi Company mund ta gjeni në Instagram

0038970 357 054

Apo ueb faqen: www.zgjimi.mk