LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon kualiteti i gjumit në shëndet dhe mirëqenie

Si ndikon kualiteti i gjumit në shëndet dhe mirëqenie

A e dini se sa i rëndësishëm është gjumi për shëndetin tuaj të përgjithshëm? Siç duket, mungesa e gjumit mund të ndikojë te ne në mënyrë drastike.

Studimet kanë dëshmuar se personat të cilët nuk flenë mjaftueshëm, në përgjithësi funksionojnë më dobët sesa ata që flenë mirë, transmeton Telegrafi.


Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si funksionojmë, por edhe me atë se si e kemi disponimi.

Ditëve të sotme, ne mund të kemi probleme me gjumë si pasojë e jetës së ngarkuar dhe sasisë së kohës që na marrin pajisjet teknologjike.

Telefonat tanë të mençur luajnë rol kyç në kualitetin e gjumit, por prapëseprapë njerëzit refuzojnë t’i shmangin ata dhe të bëjnë gjumë të mirë.

Më poshtë i keni disa mënyra se si ndikon gjumi në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Gjumi ndikon në mënyrën se si mendojmë
A keni pasur ndonjëherë vështirësi të merrni vendime të thjeshta? Nëse po, kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së gjumit, sepse aftësitë tona të mendimit dobësohen kur ne nuk bëjmë gjumë të mirë.

Gjumi ndikon keq në disponimi tonë
Kjo është një nga disavantazhet më të njohura të mungesës së gjumit.

Nëse nuk flini mjaftueshëm, ju do të irritoheni edhe me gjërat më të vogla, e kjo është e rrezikshme sepse jeni më të prirë të keni më shumë konflikte me miqtë dhe familjarët.

Vigjilenca ju dobësohet
Kur nuk keni fjetur mirë, edhe vigjilenca juaj është ndikuar nga kjo.

Kjo nënkupton se nëse punoni në një punë ku duhet të jeni tërë kohën vigjilent, atëherë do të keni probleme.

Por edhe nëse nuk keni punë të tillë, ju prapëseprapë mund të keni aksidente si pasojë e mungesës së vigjilencës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori