LAJMI I FUNDIT:

Si është të jesh gruaja e një futbollisti të huaj që luan në Kosovë – Carla, partnerja e Elton Cale zbulon detaje nga jeta në Gjilan

Si është të jesh gruaja e një futbollisti të huaj që luan në Kosovë – Carla, partnerja e Elton Cale zbulon detaje nga jeta në Gjilan

Eksperienca e përditshme në një qytet të ri mund të jetë një aventurë e vërtetë, veçanërisht kur jeta ju sjell në një kulturë plotësisht të ndryshme. Këtë gjë e di mirë Carla Rodrigues, bashkëshortja e futbollistit brazilian Elton Cale – ylli i ekipit SC Gjilani.

Në një intervistë të veçantë për Telegrafin, Carla zbulon jetesën e saj në Gjilan, duke treguar për sfidat, bukuritë dhe mbi të gjitha për integrimin në Kosovë.


Nga rutina e përditshme, ditët me vajzën e saj Emyn, te pasionet dhe mbështetja që ofron për karrierën e burrit të saj, rrëfimi i Carlas hap një dritare drejt një jetese që shumë rrallë dallojmë nga shkëlqimi i fushës së lojës.

“Dita ime fillon me zgjim të hershëm. E çoj vajzën time në shkollë, shkoj në palestër, kujdesem për shtëpinë dhe mësoj vajzën time portugalisht (Brazil)”.

“Nuk është e lehtë të jesh e martuar me një lojtar futbolli, ka disa situata të vështira me të cilat duhet të përballemi. Ne ndryshojmë shumë vende, por jam mësuar, përshtatemi gjithmonë mirë”.

Të gjitha lajmet nga Elton Cale
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elton Cale

“Ne jemi martuar dhe prej 14 vitesh jetojmë jashtë Brazilit”, ka thënë fillimisht Carla për Telegrafin.

Ajo thotë se atë dhe familjen e saj e kanë pritur shumë mirë në Kosovë, por në fillim ishte paksa e turpshme pasi e shikonin të gjithë, pasi nuk e njihnin.

“Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, në fillim isha e turpshme, të gjithë më shikonin, donin të dinin nga jam, çfarë po bëja këtu, por pastaj u mësova, tani më njohin, jam më e qetë”.

“Më pëlqen shumë Gjilani, ndihem shumë mirë dhe e sigurt këtu, më trajtojnë mirë. Njerëzit këtu janë shumë miqësor, qyteti është i mirë dhe po rritet shumë, që kur kam ardhur këtu, tashmë ka evoluar shumë”, tregon Carla Rodriguez.

Tutje, gruaja e Elton Cale, tregon se vajza e çiftit mëson në gjuhën shqipe dhe shkon në shkollë rregullisht, ku tani di edhe të lexojë. Në shumë raste Emy është edhe përkthyese për Carlan që nuk e ka mësuar ende gjuhën shqipe, përveç disa fjalëve.

“Po, ajo shkon në shkollë, ka shkuar në kopsht këtu dhe është në klasë të dytë, tashmë është përshtatur mirë, flet shqip dhe lexon gjithashtu, i pëlqen shumë shkolla, dhe gjithashtu ka shumë miq. Të gjithë e pëlqejnë atë shumë”.

“Nuk flas shqip, kam shumë vështirësi. Për mua është më e vështirë, sepse nuk kam miq këtu të flas, por gjej gjithmonë një mënyrë për të komunikuar dhe vajza ime me ndihmon. Ajo më përkthen kur më duhet të komunikoj me dikë, pasi ajo flet shqip”, deklaroi Carla.

Carla dhe vajza e saj

Në fund, ajo tregoi se shumë shpesh shkon në ndeshje futbolli për ta përkrahur Elton, i cili ka dy vite që luan në Kosovë.

“Kurdoherë që është e mundur ne shkojmë në ndeshje, për ta mbështetur atë (Calen). Më pëlqen shumë futbolli, që kur isha i vogël shkoja të shikoja vëllezërit e mi duke luajtur, kështu që futbolli për mua është vërtet shumë emocionues dhe më pëlqen të shoh burrin tim duke luajtur. Jam shumë e lumtur për të sepse bën atë që e do”, përfundoi Carla Rodrigues. /Telegrafi/

Carla dhe vajza e saj

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori