LAJMI I FUNDIT:

Si e ktheu La Ligën në objektiv primar Zinedine Zidane – ai i bindi lojtarët e tij dhe sot mund ta festojë titullin

Si e ktheu La Ligën në objektiv primar Zinedine Zidane – ai i bindi lojtarët e tij dhe sot mund ta festojë titullin

Zinedine Zidane ka mundësinë që këtë të enjte (sot) të përmbushë objektivin që ai vetë ia përcaktoi ekipit të Real Madridit, kur u rikthye si trajner në 12 mars 2019.

Trajneri francez kishte folur për ambiciet e tij menjëherë kur erdhi në krye të ekipit.


“Sezonin tjetër përparësia jonë do të jetë fitimi i ligës. Nuk mund të them që do ta fitojmë patjetër, por do të garojmë deri në fund”.

Ai kishte të njëjtin mesazh me të gjithë, pavarësisht se a foli me shtypin, njerëzit në klub apo lojtarët.

Kundër Villarealit, Zidane dhe lojtarët e tij kanë mundësinë që ta fitojnë titullin e kampionit, diçka që ka qenë sinonim i klubit gjatë gjithë historisë së tij.

Klubi ishte i suksesshëm nën drejtimin e Zidanes dy vjet më parë, duke fituar Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në Kiev, por francezi atë vit e pa di dështim, pasi në kampionatin vendor përfunduan me 17 pikë pas Barcelonës.

Për këtë arsye fokusi i tij i plotë ka qenë fitimi i titullit të ligës këtë sezon.

Në dy sezonet e fundit në La Liga ku ishte trajner Zidane, Los Blancos kanë pranuar 41 dhe 44 gola, ndërsa kur kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë vit, skuadra e tij ka pranuar vetëm 21 gola në këtë moment, me 19 ndeshje pa pranuar gol fare.

Zidane e di saktësisht se çfarë do të thotë Liga e Kampionëve për klubin, por ai gjithashtu e di se fitimi i kampionatit vendas ndihmon në ndërtimin e skuadrave të forta dhe ky ka qenë mesazhi i tij për të gjithë.

Edhe pse Real Madridi ka akoma shpresë në Ligën e Kampionëve, përqendrimi i Zidanes ka qenë në La Liga.

Mos zhvillimi i grave tjera ka qenë një përparësia për Zidanen dhe kundër Villarrealit, ai mund ta arrijë qëllimin e tij kryesor për këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori