“Përshëndetje nga Qendra” ishte mesazhi i parë në Instagram që Shërbimi i Jashtëm Informativ gjerman (BND) publikoi javën e kaluar, ndërsa “Hello World” një përshëndetje e njohur nga skena e programimit, ishte mesazhi i parë, që u publikua në Twitter nga deshifruesit britanikë të GCHQ.
Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës (Bundesamt für Verfassungsschutz) shënoi hyrjen në botën e Twitterit me një shembull humori zyrtarësh: në vitin 2018 ky shërbim publikoi një comic-strip, në të cilin një kapele pyet tjetrën, “Edhe ti këtu? – Po, por mos i trego askujt!”.
Dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) me cicërimën e saj të parë në Twitter nuk dëshironte “as ta konfirmonte dhe as ta mohonte se kjo ishte cicërima e parë e CIA-s”.
Çfarë qëndron prapa ofensivës botërore të medieve sociale të shërbimeve sekrete?
“Qëllimi ynë kryesor është që të pozicionojmë BND si punëdhënës tërheqës dhe modern dhe të zgjojmë interesin e talenteve të rinj”, kështu i përshkruan BND-ja qëllimet e aktiviteteve të tij në mediat sociale në bisedë me DW.
Për këtë qëllim, BND ka një kanal në Instagram dhe në Youtube dhe në pranverën e vitit 2021 zhvilloi një fushatë të gjerë në Twitter për të rekrutuar punonjës për BND nga qarqet e hakerëve.
Gjinia dhe diversiteti
CIA tregon në mediat sociale anën e saj njerëzore. Spiunët nga Langley nisën një seri publikimesh në Twitter dhe Instagram, “Njerëz nga CIA”, ku prezantohen punonjësit e shërbimit sekret amerikan. Gjinia dhe diversiteti luajnë këtu një rol të madh, gjë që nganjëherë çon në debate të nxehta.
Në prezantimin e një punonjëseje amerikano-latine të CIA-s me identitet seksual jo-binar, Mike Pompeo, ish-shefi i CIA-s dhe sekretar nën presidentin Donald Trump, shkruante në Twitter se, “Është mbledhja e patriotëve jashtëzakonisht të talentuar, që i shërbejnë Amerikës në CIA, ajo që e bën atë shërbimin më të mirë të spiunazhit në botë. Ne nuk mund të rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare duke kënaqur një axhendë liberale”.
Ndërsa, senatori republikan Ted Cruz shkroi se, “Nëse do të ishe një komunist kinez, një mullah iranian ose Kim Jong Un – a do të të ngjallte frikë?”
“Pa diskutime politike”
Diskutime si këto nuk mund të priten në prezencën e BND-së gjermane në media sociale. Nga njëra anë strategjia e shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane në lidhje me gjininë dhe diversitetin nuk ka arritur ende në selinë e re të BND-së.
Nga ana tjetër shefi i BND, Bruno Kahl thekson se, “Ne nuk do të kemi në Instagram diskutime politike. Llogaria jonë është thjesht një kanal i punëdhënësit. E thënë thjeshtë: ne duam të gjejmë personel, jo të diskutojmë për punën tonë”.
Në përpjekjet për të krijuar një lidhje personale me ndjekësit e tyre në mediat sociale disa agjenci të tjera të inteligjencës përdorin çdo mjet.
Secret Service, përgjegjës për mbrojtjen e presidentit të SHBA-së, i përshëndeti ndjekësit në Twitter në “Ditën e Kafshëve Shtëpiake” me fotografi qensh.
Kufijtë e publikimit
Por mesazhet e shërbimeve sekrete në Twitter nuk janë gjithmonë aq paqësore.
Në pesë vjetorin e vrasjes së Osama bin Laden i njohur si “Operation Neptun Spear”, në vitin 2016 CIA publikoi të gjithë rrjedhën e operacionit në sekuencën origjinale.
Për paraqitje të tilla, BND gjermane thotë se, “një shërbim inteligjence nuk mund të flasë publikisht për operacionet e tij, zbulimet dhe metodat sekrete”.
Pra kush ka shpresuar për publikime të operacioneve spektakolare të inteligjencës gjermane do të zhgënjehet.
Megjithatë historiani i BND, Bodo Hechelhammer publikon rregullisht në llogarinë e tij private në Twitter rrëfime nga historia e shërbimeve sekrete gjermane.
Kush zgjidh enigma, është interesant
Në rrejtët sociale të shërbimeve sekrete ka gjithmonë diçka për të zbuluar. Shumë të preferuara janë enigmat matematikore dhe lojërat interaktive për trurin.
Christopher Andrew, themelues i studimeve britanike për shërbimet sekrete dhe profesor në Universitetin e Kembrixhit, mendon se shërbimet e inteligjencës janë duke kopjuar strategjitë e rekrutimit të koncerneve të mëdha të teknologjisë.
Kush zgjidh me sukses një enigmë, merr jo rrallë një ftesë për intervistë tek deshifruesit e kodeve.
“Ajo që po përjetojmë, është që shërbimet sekrete bëjnë reklamë në mediat sociale”, thotë profesori Andrew.
Së bashku me Daniela Richterova nga Universiteti Brunel në Londër, shkencëtari do të sjellë rezultatet e një hulumtimi mbi aktivitetet e shërbimit sekret në mediat sociale në një libër që do të botohet në 2022.
Në një intervistë për DW, Richterova përmbledh qëllimet e shërbimeve sekrete në mediat sociale.
“Shërbimet sekrete duan të shpjegojnë misionin e tyre, të legjitimojnë ekzistencën e tyre, të tregojnë sukseset e tyre dhe mbi të gjitha, të rekrutojnë personel të ri”, thotë Richterova.
77 për qind më shumë aplikime
Se sa të suksesshëm janë ata në këtë fushë, është e diskutueshme. Richterova citon shembullin e shërbimit sekret sllovak, i cili në vitin 2020, vitin e parë të pranisë së tij në media sociale, njoftoi një rritje prej 77 për qind të numrit të aplikimeve.
Lidhur me numrin e ndjekësve pamja është shumë e ndryshme: ndërsa FBI dhe CIA kanë mbi 3 milionë ndjekës në Twitter, Enti Federal Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vetëm 28 mijë ndjekës, derisa kanali Youtube i BND-së vetëm 1,130 abonentë.
Publikimet e shërbimeve të fshehta në internet nuk hasin gjithmonë në pëlqime. Sidomos në komunitetet online të ekspertëve shumë të kërkuar të IT marketingu i personelit nga ana e shërbimi sekret shihet shpesh me tallje dhe refuzim.
Portali Golem, për shembull, akuzoi BND për përdorimin e “marketingut gueril” për të fshehur “makinacionet e tij të liga” prej nazistësh të vjetër, të mbikëqyrjes masive dhe kërcënimit të sigurisë.
E ardhmja do të tregojë, nëse shërbimet sekrete do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë për punën e tyre debatet në internet që nxisin përmes aktiviteteve në mediat sociale.
Mbetet e dyshimtë, nëse publikimet me mace aziatike që tundin krahun (BND), kafshë shtëpiake (Secret Service), urime për Shën Valentinin (CIA) apo shakatë e Monty Python (MI 5 dhe MI 6) do t’i bëjnë ato më efektive apo më transparente. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp