LAJMI I FUNDIT:

Si arriti Nadal të luante rol kyç në njërin ndër transferimet më të bujshme të Real Madridit

Si arriti Nadal të luante rol kyç në njërin ndër transferimet më të bujshme të Real Madridit

Rafael Nadal luajti një rol kyç në sigurimin e shërbimeve të Marco Asensios nga Real Madridi.

Të dielën, Nadal bëri histori kur fitoi Grand Slam-in e tij të 21-të dhe kaloi përpara Roger Federer pasi ia doli të triumfonte ndaj Daniil Medvedev në finalen e Australian Open.


Por, ndërsa ai është i zënë duke qenë një nga lojtarët më të mëdhenj të tenisit ndonjëherë, ai ende gjen kohë për t’u përfshirë në botën e transferimeve të futbollit.

Image: PA

Një mbështetës masiv i Real Madridit, Nadal gjithashtu ka lidhje me klubin lokal RCD Mallorca dhe dikur kishte 10 për qind të aksioneve në klub së bashku me xhaxhain e tij Miguel, i cili luajti për klubin si dhe për Barcelonën.

Dhe Nadal luajti një rol kyç në një pjesë të biznesit midis Mallorcas dhe Realit, me një raportim nga La Sexta që pretendonte se pasi pa Marco Asension në aksion, ai udhëzoi presidentin e Real Madridit, Florentino Perez që ta transferonte.

“Presi (President), duhet të nënshkruash me këtë fëmijë”, i tha Nadal – Perezit.

E rrallë dhe e mahnitshme për t'u parë: Nadal shënjestëroi saktë komentatorin me top të tenisit
Lexo po ashtu E rrallë dhe e mahnitshme për t'u parë: Nadal shënjestëroi saktë komentatorin me top të tenisit

Asensio më pas iu bashkua Realit për një çmim prej 3.9 milionë euro dhe pasi kaloi një sezon tjetër në huazim te Mallorca, si dhe një huazim të përkohshëm me Espanyol sezonin e ardhshëm, ka vazhduar të bëhet një lojtar i rregullt i Real Madridit.

Ai ka fituar dy tituj të La Ligës dhe dy Liga të Kampionëve, duke shënuar në finalen e 2017 kundër Juventusit.

Në vitin 2017, Asensio konfirmoi se Nadal kishte ndikim në bashkimin e tij me 13 herë kampionët evropianë.

Image: PA

“Kjo histori është e vërtetë”, deklaroi Asensio për Real Madrid TV. “Ai thirri Florentinon dhe i tha të më transferonte”.

“Atë dimër [2014] agjenti im më tha se Real Madridi ishte i interesuar për mua. Disa klube po telefononin dhe ishte pak e tensionuar, por një ditë para ndeshjes Florentino më thirri dhe më tha se do të bëhesha lojtar i Real Madridit”.

“Gjithçka ndodhi në një ditë të vetme: shkuam në Madrid, nënshkrova kontratën, u shfaqëm në [Santiago] Bernabeu dhe në Valdebebas dhe më pas u kthyem në Mallorca për të përfunduar sezonin”, shtoi më tej ai.

Nadal thuhej se ishte një futbollist premtues si i ri, por në fund zgjodhi tenisin në vend të futbollit në një vendim që funksionoi mjaft mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori