LAJMI I FUNDIT:

Si arriti Dafina Zeqiri ta ketë në klip reperin amerikan?

Si arriti Dafina Zeqiri ta ketë në klip reperin amerikan?

Mbrëmja e kaluar shënoi edhe premierën e klipit debutues të Dana Zeqirit ‘Four Seasons’ për tregun ndërkombëtar.

I pritur me shumë entuziazëm nga publiku Dafi si gjithmonë edhe këtë herë arriti të na befasojë mes shumë gjërave edhe me protagonistin e këtij klipi.


Bëhet fjalë për reperin e njohur botërisht, French Montanan, i cili mori pjesë në këtë klip teksa menjëherë pas publikimit të tij në Youtube ishte ndër të parët që i dha mbështetje këngëtares edhe nga llogaria në Instagram ku ka të grumbulluar hiç më pas se 5 milionë e gjysmë ndjekës.

Por si arriti deri tek ky bashkëpunim, Dana?! Eh, e gjitha kjo duket se është falë menaxhmentit të këngëtares e më saktësisht producentit Rick Steel i cili njihet për miqësi mjaft të mirë me reperin në fjalë, shkruan prive.al.

Ndoshta e ardhmja dyshen në fjalë përpos si protagonista në klip do i bashkojë edhe në këngë gjë të cilën do e priste me entuziazëm çdo artdashës.