LAJMI I FUNDIT:

Me shumë vështirësi dhe pas penalltive, Chelsea vazhdon tutje në Kupën FA (Video)

Me shumë vështirësi dhe pas penalltive, Chelsea vazhdon tutje në Kupën FA (Video)
(Foto: Getty Images)

Chelsea është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA pasi eliminoi Norwich Cityn pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Norwich përfundoi pa gola, ashtu që takimi u përsërit në Stamford Bridge për të përcaktuar fituesin.


(Foto: Getty Images)

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, mirëpo nuk munguan rastet. Një mundësi shumë të mirë në këtë pjesëlojë e pati Daniel Drinkwater për Blutë, ndërsa nga ana tjetër Nelson Oliveira e goditi transversalen.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë të takimit, ndërsa realizues ishte sulmuesi belg, Michy Batshuayi. Kenedy dhuroi një harkim i ulët nga ana e majtë në zonë, ku e priti 24-vjeçari për ta futur topin në rrjetë (55′).

(Foto: Getty Images)

Në vazhdim, Norwichi i pati dy raste përmes James Maddison, i cili fillimisht e goditi shtyllën, ndërsa në goditjen e dytë intervenoi portieri Wilfredo Caballero.

Ndërsa kur pritej që Chelsea ta siguronte kualifikimin, skuadra që bën gara në Championship e barazoi rezultatin. Timm Klose dërgoi një harkim fantastik në zonë, ndërsa Jamal Lewis shënoi me kokë (90′ +4).

(Foto: Getty Images)

Dhe meqë rezultati ishte i barabartë dhe ishin zhvilluar dy lojë, ndeshja shkoi në vazhdime për ta vendosur fituesin.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Pedro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (117′), ndërsa pas tij u përjashtua edhe Alvaro Morata për shkak të sjelljes së tij (120’+1).

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, edhe vazhdimet u mbyllën pa fitues, ashtu që skuadrën që vazhdoi në raundin e tretë e vendosën penalltitë.

Më të saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave ishin futbollistët e Chelseat që në fazën tjetër do të luajnë kundër Newcastle Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori