Premiera e filmit, “Minecraft” do të jepet më 4 mars 2022.

Mojang, një zhvillues i lojërave suedeze me qendër në Stokholm, ka zbuluar datën e premierës së filmit “Minecraft”.

Studio “Warner Bross” dhe Mojang kanë punuar në përshtatjen e Minecraft që nga viti 2014 dhe në një moment u duk se këtë vit do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave.

Megjithatë, premiera u transferua në vitin 2022 shkaku që në film do të përfshihen edhe risi të tjera.

Filmi do të jetë një tregim për adoleshentët dhe aventurat e saj. Pasi drejtori Rob McElhenney u largua nga projekti në gusht të vitit të kaluar, u sollën si skenarist, Aaron dhe Adam Nee.

Këta të fundit raportojnë se po punojnë në filmin “Masters of the Universe”. /Telegrafi/