LAJMI I FUNDIT:

Shteti Islamik kërcënon me sulm terrorist në çdo stadium që luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Shteti Islamik kërcënon me sulm terrorist në çdo stadium që luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Fondacioni Al Azaim, një medium i ngarkuar për shpërndarjen e mesazheve nga Shteti Islamik, ka bërë publike një imazh në të cilin kërcënohen stadiumet Parc des Princes, Santiago Bernabeu, Metropolitano dhe Emirates.

Sipas gazetës AS, grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik ka kërcënuar të hënën mbrëma kundër katër stadiumeve që do të presin ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Fondacioni Al Azaim, një medium që është përgjegjës për shpërndarjen e mesazheve nga Shteti Islamik (Daesh, ISIS), ka bërë publike imazhin e një posteri që kërcënon Parc des Princes, Bernabeu, Metropolitano dhe Emirates me mesazh ‘Vritini ata’.

Sulmi i fundit nga Shteti Islamik ndodhi më 22 mars në Sallën e qytetit Crocus, një sallë e madhe koncertesh në Moskë. Disa burra të armatosur, të veshur me uniforma ushtrie, kanë shpërthyer brenda dhe kanë qëlluar me automatikë në drejtim të publikut të pranishëm. Aksioni kriminal la 143 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.

Kërcënimi i kësaj të hëne vjen pasi më 30 mars, media Sarh al-Khilafah, e lidhur me ISIS, publikoi një imazh në të cilin bën thirrje për sulme kundër njerëzve që ishin në Allianz Arena të Mynihut, për të parë ndeshjen mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Delegacioni qeveritar i Madridit ka aktivizuar dy pajisje sigurie përpara dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve këtë javë në kryeqytetin e Spanjës.

Të dy ndeshjet, Real Madrid-Manchester City dhe Atletico-Borussia Dortmund, janë shpallur me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës dhe do të përfshijnë më shumë se 3000 trupa mes tyre. Pothuajse 8,000 tifozë të Manchester City dhe Borussia Dortmund pritet të mbërrijnë në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori