eksperti ad

Dua Lipa do të duhet të presë edhe të paktën një vit për t'u zhvendosur në shtëpinë e saj luksoze në Londër, pasi projekti gjigant i rinovimit ende nuk ka përfunduar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bleu pronën në vitin 2020 për rreth 8 milionë euro, por punimet pritet të zgjasin deri në korrik të vitit 2027.


Për ta kthyer rezidencën në shtëpinë e saj të ëndrrave, Dua ka investuar rreth 3.5 milionë euro në një projekt ambicioz që përfshin ndërtimin e një mega-bodrumi me pishinë, palestër, kinema private dhe studio muzikore, shkruan DailyMail.

Punimet nisën vetëm në vitin 2024, pasi më herët u vonuan për shkak të procedurave të gjata për marrjen e lejeve dhe kundërshtimeve nga banorët e zonës.

Projekti është një nga më kompleksët në lagjen West Hampstead të Londrës. Ekipi i ndërtimit po gërmon disa metra nën tokë, ndërsa duhet të respektojë masa të rrepta për të mos dëmtuar pemët historike dhe për të shmangur zhurmat apo dridhjet që mund të shqetësojnë banorët përreth.

Për këtë arsye, puna po ecën më ngadalë se zakonisht.

Ndërkohë, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, të cilët së fundmi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Siçili, po jetojnë me qira pranë pronës së tyre, në pritje të përfundimit të rinovimeve.

Kur të jetë gati, rezidenca pritet të jetë një nga pronat më luksoze private në zonë, e projektuar për t'i ofruar artistes jo vetëm komoditet maksimal, por edhe hapësira të dedikuara për krijimtarinë dhe jetën e saj profesionale. /Telegrafi/