LAJMI I FUNDIT:

Shtatë rekordet që i kanë rezistuar kohës dhe vështirë që do thyhen ndonjëherë në futboll (Foto/Video)

Shtatë rekordet që i kanë rezistuar kohës dhe vështirë që do thyhen ndonjëherë në futboll (Foto/Video)

Për shumë tifoz të futbollit, të luash këtë lojë në mënyrë të bukur është diçka që i afrohet kënaqësisë unike të fitores.

Futbolli gjithmonë ka qenë ndeshje e statistikave dhe rekordeve dhe në futbollin modern ato janë një pistë studimi edhe për tifozët e thjesht, transmeton Telegrafi.


Shpesh herë kemi ndjenjën që rekordet e mëdha në futboll po thyhen dal nga dal çdo ditë, por disa nga ato duken vështirë të thyeshme, mos të themi të pathyeshme.

Më poshtë keni shtatë rekordet që i kanë qëndruar kohës dhe ende nuk janë thyer:

7. Më së shumti gola në një Kampionat Botëror nga një lojtar

Në vitin 1958 në Kupën e Botës u vendos një rekord nga sulmuesi francez, Just Fontaine, i cili sot e kësaj dite nuk po të thyhet. Fontaine shënoi 13 gola në gjatë takime dhe të gjitha këto me këpucë sportive të huazuara.

6. Ndeshje si titullar radhazi në Ligën Premier

Brad Friedel ka qenë titullar në 310 ndeshje radhazi në Ligën Premier për Blackburn Rovers, Aston Villa dhe Tottenhamin. Rrugëtimi i tij përfundoi kur te Spurs gjatë vitit 2012 erdhi Hugo Lloris.

5. Audienca më e madhe në stadium për në një ndeshje

Në Kupën e Botës në ndeshjes mes Brazilit dhe Uruguait në Maracana Stadium zyrtarisht ishin 173,850 njerëz, por numrat jozyrtarë thonë se shifra kishte arritur deri në 210,000, pasi shumë njerëz ishin futur papaguar. Kjo gjë nuk pritet më të ndodh pasi me rregullat e reja të sigurisë në stadiume një numër i tillë nuk është i lejuar të ndodh.

4. Triumfe radhazi në Kupat Evropiane

Që kur forma e Ligës së Kampionëve është ndryshuar në vitin 1992, asnjë skuadër nuk e ka fituar dy herë radhazi këtë garë. Por, gjatë viteve 1955 deri 1960 Real Madrdi kishte fituar pesë Kupa Evropiane.

3. Gjuajta më e shpejtë që ndonjë herë është regjistruar

Në rast se ndonjëherë pyetni se kush është gjuajta më e shpejtë që është regjistruar, menjëherë në mendje vijnë emra si Roberto Carlos, Zlatan Ibrahimovic, Frank Lampard apo David Beckham, por asnjëri nga këta nuk i është afruar Ronny Heberson.

Ronny ishte duke luajtur për Sporting Lisbonën në nëntor të 2006 kur mori përsipër gjuajtën e lirë e cila më vonë u bë legjendare, pasi arriti shpejtësi 210km/h, edhe pse për këtë nuk ka majte zyrtare.

Ndërsa zyrtarisht është ajo e David Hurst ndaj Arsenalit në vitin 1997, 183km/h

2. Më së shumti gola nga një portier

Të shikosh një portier teksa fiton golin e tij është diçka që e shohim rrallë, shumë rrallë.

Por, ku flasim për këtë mendja menjëherë na shkon Rogerio Ceni. Ai ishte mjeshtër i gjuajte të lira dhe është portieri i vetëm që ka shënuar mbi 100 gola, më saktësisht 131 gola, të gjitha këto me San Paulon.

1. Rrugëtimi më i gjatë pa humbje

Rrugëtimi i Real Madridit 40 ndeshje pa humbje përfundoi në janar të 2017 nga Sevilla . Por, është Celticu skuadra që mban rekordin 62 ndeshje pa humbje në ndeshje zyrtare. Rrugëtimi i tyre përfundoi nga klubi belg Union SG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori