LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lojtarët që kanë arritur të shënojnë mbi 600 gola në nivelin e klubeve

Shtatë lojtarët që kanë arritur të shënojnë mbi 600 gola në nivelin e klubeve

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët e vetëm që kanë arritur të shënojnë mbi 600 gola në nivel të klubeve.

Përfshirë këtu edhe miqësoret, ylli argjentinas ka arritur të shënojë 627 gola për Barcelonën, një përpara portugezit që ka shënuar 626 për Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.


Fituesit e shumëfishtë të Topit të Artë janë në listë me mera legjendarë si, Ferenc Puskas, Gerd Muller, Romario, Pele dhe Jose Bican.

Puskas është në vendin e shtatë me 622 gola, derisa ikona gjermane Muller ka 653. Romario që në Evropë ka luajtur për PSV Eindhoven, Barcelonën dhe Valencian, është i treti në listë me 679 gola.

Në vendin e dytë është sërish një tjetër brazilian, Pele. Legjenda ka arritur të shënojë 707 sosh në klubet si Santos dhe New York Cosmos.

Në pozitën e parë është legjenda çeko-austriane, Jose Bican që ka shënuar në total 777 gola dhe nuk ishte pensionuar nga futbolli deri në moshën 42-vjeçare.

Lista e plotë:

1) Josef Bican – 777 gola

2) Pele – 707 gola

3) Romario – 679 gola

4) Gerd Muller – 653 gola

5) Lionel Messi – 627 gola

6) Cristiano Ronaldo – 626 gola

7) Ferenc Puskas – 622 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori