LAJMI I FUNDIT:

Shtatë gjërat që duhet t’i rregullojë Ernesto Valverde si trajner i Barcelonës (Foto)

Shtatë gjërat që duhet t’i rregullojë Ernesto Valverde si trajner i Barcelonës (Foto)

Një epokë e re është duke ardhur te Barcelona me Ernesto Valverden  që tashmë është emëruar në vend të Luis Enrique në klub si trajner.

Ish-trajnerin e Athletic Bilbaon e pret një punë e madhe në skuadrën e re.


Marca e ka përpiluar një listë prej shtatë ndryshimesh që e presin trajnerin e ri.

1.Ta rikthej dominimin e Barcelonës në botë

Klubi katalunas pas vitit 2015 kur e fitoi Ligën e Kampionëve, nuk gjendet në krye. Valverde e ka për detyrë ta kthejë në krye Barcelonën.

2.Çështja Iniesta, a qëndron apo largohet 

Andres Iniesta ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe ky sezon e ka përcjell me disa lëndime. Lojtari që e fitoi Kupën e Botës me Spanjën dhe shumë trofe me Barcelonën. Largimi ose qëndrimi i tij do të thotë shumë për Barcelonën.

3.Rikonfigurimi e MSN-së

Treshja e sulmit e njohur si MSN vazhdon të thyej rekorde. Por ajo që ka shqetësuar këtë vit është ndihma e vogël që i japin skuadrës kur Barcelona ka nevojë të mbrohet.

53 vjeçari duhet t’i bind treshen Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar që të luajnë më shumë me skuadrën.

4.Besimi në akademi

La Masia ka vite që nuk nxjerrë një lojtarë të madh shembull. Me Luis Enrique erdhën disa emra por nuk shpërthye. Trajneri i ri kishte arritur ta bënte këtë mjaftë mirë te Bilbao dhe mund ta bëjë edhe te Barcelona.

5.Menaxhimi i faktorit Messi  

Messi do t’i mbush 30 vjet dhe kjo do të fillojë të bëjë problem, pasi nuk do ta ketë freskinë e viteve të fundit. Ai duhet të menaxhohet më mirë.

6.Të jetë fytyrë shoqëruese  

Klubi duhet ta ruajë atmosferën e mirë në dhomën e konferencave gjë që nuk e kishte me Luis Enriquen, i cili nuk ishte shumë i shoqërueshëm me mediat.

7.Përmirësimi i mbrojtjes 

Mbrojtja ka qenë shqetësimi më i madh i Barcelonës këtë vit. Ai do të ketë punë të madhe që ta përmirësojë këtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori