LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 73 masa në komunikacion në Tetovë

Shqiptohen 73 masa në komunikacion në Tetovë

SPB-Tetovë njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në rajonin e Tetovë me çka janë shqiptuar 73 masa.

“Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme kontrolluese të kryera nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës, dje (06-qershor) janë shqiptuar gjithsej 73 masa, prej të cilave gati gjysma (34) kanë të bëjnë me parkim të paligjshëm, përkatësisht të gabuar dhe për të njëjtat janë përgatitur parashtresa përkatëse. Po ashtu, 11 automjete janë marrë nga “ Shërbimi i merimangës” Tetovë.

Në këto aktivitete gjithashtu janë sanksionuar edhe 6 shoferë pa kaluar testin për patentë shofer, 2-shofer fillestarë dhe shkelje tjera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligji për automjete”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Telegrafi/