LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari vetëvritet në furgonin e policisë greke

Shqiptari vetëvritet në furgonin e policisë greke

Ngjarja ndodhi kur po transportohej nga spitali në qeli.

Mediat greke kanë zbuluar një tjetër ngjarje të rëndë që vjen nga burgjet e vendit fqinj. Një 38-vjeçar shqiptar i dënuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur brenda në furgonin e policisë.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, por është zbuluar këtë të diel.

I burgosuri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke u transportuar nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Të njëjtat burime thanë se 38-vjeçari i dënuar për vepra të ndryshme penale është varur me lidhëse këpucësh te dritarja e furgonit.

Shqiptari ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit.

Rrethanat dhe motivet janë ende të paqarta. Mediat greke shkruajnë se autoritetet kanë nisur një hetim për ta zbardhur atë, por nuk ka ende zyrtarë të akuzuar. Kjo ngjarje ka ngritur edhe një herë shqetësimin për mënyrën e trajtimit të të burgosurve në Greqi dhe kushtet e sigurisë së mbajtjes së tyre./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori