Shqiptari që ia la djalit të tij emrin e Tottit (Foto)

Dashuria e madhe për legjendën e Romës, Francesco Totti, ka detyruar një shqiptar t’ia vë emrin Totti djalit të tij.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e tifozëve shqiptarë të Romës në Facebook.
“Këto foto na vijnë nga një shqiptar prej Kosovës. E veçanta është që djalit të vet i ka vënë emrin Totti. Totti Krasniqi... Kjo është dashuri!!!”, thuhet në përshkrim të fotografive të djaloshit.
Shqiptari jeton në qytetin e Osjekut dhe mban emrin e Tottit nga viti 2013.
Totti i dha fund karrierës si futbollist të dielën, pas 24 vjetësh te Roma.
Legjenda italiane e futbollit mbetet një prej lojtarëve më të dashur në Itali dhe më gjerë.

Nga
Telegrafi
29/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































