LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Kosova që dikur përfaqësoi Kroacinë: Të mitë janë të dyja palët, ashtu që nuk mund të humbas

Shqiptari nga Kosova që dikur përfaqësoi Kroacinë: Të mitë janë të dyja palët, ashtu që nuk mund të humbas

Ish-futbollisti që e ka përfaqësuar Kroacinë dhe që ishte pjesë e gjeneratës së artë të asaj përfaqësuese në Kampionatin Botëror të vitit 1998 (përkundër se nuk luajti), Ardian Kozniku, e ka komentuar duelin e të enjtes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

48-vjeçari, i cili ka luajtur për Prishtinën, Hajdukun e Splitit e Dinamon e Zagrebit, mendon se kroatët janë favoritë, porse Kosova do ta kërkojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.


Çaçiç pret një ndeshje të vështirë, këta lojtarë të Kosovës i pëlqejnë atij
Lexo po ashtu Çaçiç pret një ndeshje të vështirë, këta lojtarë të Kosovës i pëlqejnë atij

Në një intervistë për portalin MAXtv, duke komentuar ndeshjen e të enjtes në Shkodër, ai ka thënë se duhet të presim “spektakël”.

I pyetur se për këtë do të bëjë tifo, ai është shprehur: “Të mitë janë të dyja palët, ashtu që nuk mund të humbas”. Sa i përket favoritit, “normalisht se Kroacia është favorit”, përkundër mungesës së katërshes Luka Modric, Ivan Rakitic, Dejan Lovren e Marko Pjaca.

“Unë jam prognozues i keq. Kroacia është e pjekur dhe e fortë, Kosova e re dhe pranverore, nuk ka yje. Sigurisht se 17.000 shikuesit do të kënaqen”, ka thënë Kozniku kur është pyetur për rezultatin.

“Gjithçka pos humbjes do të ishte sensacion (për Kosovën), prandaj ia vlen të luftohet. Fakti se Kroacia nuk guxon të gabojë i shkon për shtati kundërshtarit dhe ky është një presion psikik”, ka shtuar 48-vjeçari.

Corluka: Nuk e njoh mirë Kosovën, do kërkojmë fitore nga minuta e parë
Lexo po ashtu Corluka: Nuk e njoh mirë Kosovën, do kërkojmë fitore nga minuta e parë

Nga futbollistët e Kosovës e ka veçuar Fanol Përdedajn, Bersant Celinën, Bernard Berishën, Milot Rashicën dhe Valon Berishën, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se tifozët shqiptarë kanë dashur ta shohin në fushë Luka Modricin, edhe pse Kosovës i konvenon mungesa e tij.

“Në Shkodër do të fitojë futbolli. Ndërsa për Kosovën, barazimi do të ishte si fitore. Në këtë rast, festa do të ishte e gjithëmbarshme”, ka thënë Kozniku.

Ish-trajneri i Shkëndijës ka thënë edhe një herë se lojtarët kroatë do të mirëpriten nga shqiptarët falë miqësisë që kanë këta dy popuj.

Kozniku: Lojtarët e Kroacisë do të priten si mbretër në Shkodër
Lexo po ashtu Kozniku: Lojtarët e Kroacisë do të priten si mbretër në Shkodër

“Miqësia jonë është afatgjate, asnjëherë Kosova dhe Kroacia nuk kanë qenë në ndonjë konflikt”, ka sqaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori