LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarë, kujdes kur tradhtoni – nis punën detektivja bionde që mund t’ju zbulojë (Foto)

Shqiptarë, kujdes kur tradhtoni – nis punën detektivja bionde që mund t’ju zbulojë (Foto)

Prej ditësh ka fituar vëmendjen e shumë njerëzve një faqe e re në “Facebook”, e cila i fton qytetarët që të denoncojnë çdo tradhti të mundshme, pasi bashkë me detektivë privatë, do të bëhet i mundur zbulimi i çdo prapaskene.

Ndërkohë që mendohej se ky afishim në “Facebook” është thjesht një “lojë” fëmijësh, në fakt kjo agjenci shkon përtej, shkruajnë mediat shqiptare.


Ajo ka prezantuar detektiven e parë private në Shqipëri. Bëhet fjalë për Shkëndije Lilin, bionden simpatike, e cila do të zbulojë çdo tradhti bashkëshortore.

“Jam e nderuar që titullin ‘Detektiv privat’ e mora nga njerëz të nderuar si av. Ndue Pjetra, Oreta Saliaj dhe prokuror Eugen Beci”.

Përveç zbulimit të tradhtisë, kjo agjenci në bazë të asaj çfarë ka afishuar, kryen edhe shërbime të tjera, si: “Montim GPS; zbulim identiteti; persona të humbur; kontroll për përgjues; parandalim i humbjeve, zbulim i falsifikimit (të markave & patentave mbi produktet industriale); vëzhgim/kundërvëzhgim, hetim mbi personalitetin apo të shkuarën e personave; mashtrime mbi pronat/të ndryshme; hetim mbi aksidentet automobilistike; zbulim i pabesueshmërisë së ortakut; mashtrimin me siguracionin e makinave, vjedhje në ambientet e biznesit & magazinave etj.”

Nuk jepet informacion se si mund të funksionojë një agjenci e tillë nga ana ligjore, ama duket se tradhtive po u vjen fundi!

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori