eksperti ad

Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar dje (e premte) projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin "Redrum".

Pas një pritje të gjatë rreth 14 muajshe, artistja kosovare u rikthye më në formë se kurrë, duke sjell një baladë mjaft të bukur në stilin R&B.


Vëmendje të madhe mori edhe dukja e Istrefit në klip, për të cilën edhe pse ishte punuar shumë, duket se nuk po del të jetë aq e pëlqyer dhe në nivelin e duhur.

Fustani i kuq me të cilën Era paraqitet në fillim të klipit, po del të jetë rezultat i një qepje të dobët, për shkak se në pelerinën e tij vërehet një detaj, që shfaq një pjesë të grisur, e cila nuk përkon me veshjen, dhe i jep asaj një pamje të 'tmerrshme'.

skndaloza

Ndërkohë është përfolur se ka qenë Valdrin Sahiti ai i cili ka stiluar njërin nga fustanet e Erës në klipin "Redrum", por që produksioni nuk i ka dhënë aspak hapësirë asaj pjese, duke mos e shfaqur aq sa duhet në klip.

errrr 1

Pavarësisht të gjithë komponentëve të tjerë të klipit, të cilët kanë qenë në rregull, duket se 'stylingu' është pjesa ku produksioni bashkë me këngëtaren kanë çaluar, duke mos i kushtuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur!

Sido që të jetë, kënga ka bërë 'boom' duke u pëlqyer jashtë mase nga publiku, dhe në vetëm 24 orë ka marrë mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/