LAJMI I FUNDIT:

“Shpresoj dhe pres Gjermaninë”, portieri Diant Ramaj tregon se momentalisht ka refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë

“Shpresoj dhe pres Gjermaninë”, portieri Diant Ramaj tregon se momentalisht ka refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë

Portieri i Ajaxit, Diant Ramaj ka treguar se ka lënë në pritje ofertat nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pasi shpreson në një ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Mediumi holandez Het Parool, me bazë në Amsterdam ka bërë një intervistë të gjatë me portierin me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj, i cili po shkëlqen këtë sezon me gjigantin evropian, Ajaxin.


Megjithatë, për mediat shqiptare fokusi i intervistës padyshim se është ajo çfarë 22-vjeçari ka thënë për karrierën e tij ndërkombëtare.

Sipas mediumit Het Parool, Ramaj ka luksin të jetë në gjendje të zgjedhë njërën nga tre shtetet si përfaqësues. Madje ai ka rezervuar ftesa nga Kosova dhe Shqipëria, pasi shpreson në një thirrje nga Die Mannschaft.

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, ka thënë fillimisht Ramaj, i cili tashmë ka luajtur për ekipet e moshave të Gjermanisë, përcjell Telegrafi.

Ramaj e di se Gjermania ka portierë me përvojë si Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen dhe Kevin Trapp, por mendon se mund të ftohet.

“Por portierët e Gjermanisë janë mbi tridhjetë vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ka një portier të ri kudo. Shikoni Bart Verbruggen në Holandë. Nuk po them se duhet të shkoj si portier i parë atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t’i tregojë botës se një brez i ri po vjen”.

“Në këtë moshë unë jam portier për një klub të madh. Ajaxi nuk është në formën më të mirë tani, por ata po ndërtojnë përsëri diçka për të ringjallur kohët e vjetra të suksesit. Pak portierë të rinj kanë mundësinë të luajnë për një klub kaq të madh dhe të fitojnë përvojë”.

“Ndoshta pres kot. Nga ana tjetër, nuk dëshiron të zbulosh më vonë se mund të ishe portier i Gjermanisë. Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën e shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë” përfundoi 22-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori